
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar pas mbylljes së seancës plenare në Kuvend. Ajo u shpreh se i qëndron fjalëve që tha ndaj ligjvënësit socialist Erion Braçe.
Ina Zhupa tha se nuk lejon asnjë burrë ta ofendojë dhe “jo më një burrec”, referuar Erion Braçes.
Zhupa iu drejtua deputetit socialist duke thënë se “Braçja mos hajë shumë m***”, ndërsa shtoi se nuk tremben nga askush nga mazhoranca.
Deputetja Zhupa deklaroi se nëse ka një fjalor për t’u dënuar është i Ramës, që e ka përdorur m***, si m*** dhe na ka thënë të gjithëve plehra.
“Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më një burrec së pari. Së dyti gjithçka që u tha në atë Parlament është publike, i qëndroj fjalëve të mia, i qëndroj 100% asaj që thashë, i qëndroj edhe akuzave për dështimin e kësaj mazhorance në arsim.
Unë asaj interpelance i qëndroj dhe fjalorit, edhe asaj që i thashë Braçes që të mos hajë shumë miza se sinqerisht i qëndrojmë përballë dhe nuk trembemi jo nga Braçe por nga askush tjetër në këtë mazhorancë që di vetëm krimin, ofendimin dhe nëse ka një fjalor për tu dënuar është i Ramës. Që e ka përdorur m, si m dhe na ka thënë të gjithëve plehra. Të marrin masa për Ramën e Braçen”, tha Zhupa.
Lini një Përgjigje