TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Tetor 2023, 18:08

Nga listat e hapura te Presidenti i zgjedhur nga populli, Basha 'shpalos' propozimin për Reformën Zgjedhore

Shkruar nga Pamfleti

Nga listat e hapura te Presidenti i zgjedhur nga populli, Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot propozimet për Reformën Zgjedhore në qytetin e Fierit para mbështetësve të tij.

Basha është ndalur tek listat e hapura, ku votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin dhe jo kryetari i partisë, për të cilat u shpreh se “listat e hapura janë A-ja e alfabetit tonë politik”.

Ai shtoi se Presidentit duhet ti rivendosen kompetencat e hequra si dhe duhet të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli. Gjithashtu Basha i mëshoi idesë për votën e diasporë, që do t ju mundësonte kështu shqiptarëve jashtë vendit të drejtën për të votuar.

Propozimet kryesore për Reformën Zgjedhore, prezantuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha:

1 – LISTA TË HAPURA

Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.

2- BARAZIA E VOTËS

Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin

3- VOTA E DIASPORËS

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.

4 – PRESIDENT NGA POPULLI

Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli

Shqiptarët nuk kanë sot mundësin të votojnë dhe të çojnë në parlament ata që votojnë. Po flasim për problemin e listave të hapura. Nuk janë thjesht një zotim i yni por shprehje që marrim nga takimet e përditshme. Kundër listave të hapura ka shumë faktorë, disa janë nga PD. Ka nga ata që e shohin më lehtë të futen nga kryetari sesa të shkojnë derë më derë të fitojnë besimin e qytetarëve, për të dëgjuar problemet e tyre, për të marrë përgjegjësi, për të mbikëqyrur aktete korruptive të qeverisë.

Kjo është më ë vështirë, por kush tha që puna e deputetit të jetë fushë më lule. Kjo është për ata që duan të vijnë në pushtet për të administruar pushtetin.

Në përpjekjet tona, pushteti është për të lidhur hallet e njerëzve. Listat e hapura janë A-ja e alfabetit tonë politik. Kush merr më shumë vota futet në parlament.  Duhet vaksinim i listave të hapura nëpërmjet vetingut të deputetëve”, deklaroi ndër të tjera Basha.

basha reforma zgjedhor

Lini një Përgjigje