Gjatë një takimi me qytetarët në Fier, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pyetur në lidhje me ndikimin e përballjes me ish-kryeministrin Berisha për ndarjen e demokratëve.
“Unë jam këtu për të folur me qytetarët dhe për qytetarët dhe jo për telenovelat që i kanë lodhur njerëzit prej dy vitesh”, u shpreh kreu i PD.
Kryedemokrati ndodhet në Fier që prej mëngjesit të sotëm ku është takuar me qytetarë e sipërmarrës ku fokusi është te situata ekonomike e përkeqësuar dhe emigrimi si një plagë shoqërore që po zbraz vendin.
Ai është shprehur gjithashtu se fokusi i takimeve në mbarë vendin është për t’u dhënë zgjidhje reale problemeve madhore me të cilat po përballet vendi dhe “kjo është strategjia jonë për të qenë një shpresë e shqiptarëve”.
Lini një Përgjigje