TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2023, 18:26

“Lufta” e kullave në PD/ Zbardhet pasuria e Bashës, Berishës dhe Bardhit: nga diamantet, orët dhe vilat, te njësitë tregtare

Shkruar nga Pamfleti
“Lufta” e kullave në PD/ Zbardhet pasuria e Bashës,
Zbardhet pasuria e Bashës, Berishës dhe Bardhit

Pa marrë përsipër të vërtetojmë se kush ka të drejtë, po pasqyrojmë më poshtë pasuritë e tre “B”-ve të PD, për të parë sa të ardhura kanë ata, si i kanë siguruar dhe a kanë mundësi të kenë kulla anembanë Tiranës.

Partia Demokratike është përfshirë nga një debat i egër, pasi deputetët po i i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit. Basha akuzon Bardhin dhe Berishën se janë aleanca e kullave, duke nënkuptuar se kanë pjesë te kulla që po ngrihet më mes të Tiranës.

Bardhi nga ana tjetër akuzoi Bashën se ka blerë dy kate te një prej kullave më të shtrenjta te Liqeni Artificial. Por pa marrë përsipër të vërtetojmë se kush ka të drejtë, po pasqyrojmë më poshtë pasuritë e tre “B”-ve të PD, për të parë sa të ardhura kanë ata, si i kanë siguruar dhe a kanë mundësi të kenë kulla anë e mbanë Tiranës. Të dhënat janë deri në vitin 2021, pasi për vitin 2022 ILDKP i ka bllokuar deklaratat.

Pasuria e Berishës

Duke e nisur me Berishën, në vitin 2003, kur nisën dhe deklarimet e pasurisë, ish-kryeministri si pasuri të paluajtshme ka deklaruar vetëm një apartament të fituar nga procesi i privatizimit pas rrëzimit të regjimit komunist. Bëhet fjalë për një apartament 69 metër katror, por që Berisha në këtë periudhë zotëronte vetëm 33 për qind të tij. Po ashtu ka deklaruar rreth 5 milionë lekë të vjetra KESH, ndërsa i ka dhënë vajzës 21 mijë euro borxh. Por duke kaluar nga viti në vit pasuria e tij ka ndryshuar ndjeshëm, sidomos te fëmijët e zotit Berisha.

Në vitin 2004 ai ka deklaruar vetëm pagën e tij si deputet, ndërsa në 2005 kur mori detyrën e kryeministrit, të ardhurat ndryshuar ndjeshëm. Ai ka deklaruar llogari bankare rreth 15 milionë lekë të vjetra si dhe disa piktura apo suvenire argjendi të dhuruara nga homologët e tij. Në vitin 2006 ka qenë bashkëshortja e tij që ka shtuar llogaritë bankare me të ardhura kryesisht nga paga në mjekësi. Po ashtu Berisha ka deklaruar 800 mijë lekë të reja kesh, ose 8 milionë lekë të vjetra.

Ndërsa në vitin 2008 ka nisur deklarimi i pasurive nga dy fëmijët e tij, Argita dhe Shkëlzen Berisha. Ajo që bie në sy është se ata kanë pasuri me dhjetra milion lekë në vit, ndërsa në disa raste shkojnë dhe në qindra mijëra euro. Ata kanë deklaruar llogari bankare brenda dhe jashtë vendit. Në vitn 2021, për shkak të djegies së mandateve, Berisha ka bërë deklarim të plotë pasuror dhe aty shihen miliardat e fëmijëve të tij, vila, llogari dhe shumë pasuri të tjera.

Pasuria e Bashës dhe Bardhit

Në vitin 2005 Lulzim Basha deklaronte më shumë se 700 mijë euro prona dhe llogari, në deklarimin fillestar të pasurisë. Mes tyre mund të përmendim banesën në Holandë, Tiranë dhe Durrës, por edhe sende të çmuara siç ishte ora e dorës, servisi i porcelanit apo unaza e diamantit me vlerë 11 mijë euro.

Përgjatë viteve, veprimet në deklaratën e pasurisë së zotit Basha nuk kanë qenë të shumta, ndonëse ai ka shitur në vitin 2007 banesën në Holandë për një vlerë prej 250 mijë eurosh dhe një vit më pas edhe apartamentin në Durrës me vlerë 45 mijë euro.

Deri në vitin 2021, çifti Basha deklaron të ardhura të konsiderueshme kryesisht nga pagesa e zotit Basha në Kuvend dhe pagesa bashkëshortes së tij, Drejtore Programesh në EWCP. Megjithatë në deklaratën e tyre nuk ka të dhëna për llogari bankare apo lëvizje të tjera pasurish.

Sa i takon Bardhit, ai nuk ka pasur poste publike, përveç atyre në PD. Megjithatë ai në deklarimin fillestar qw ka bërë ka deklaruar se ka një banesë 103.63 m2. Po ashtu ka deklaruar dy njësi tregtare në qytetin e lindjes në Kavajë. Po aty ka deklaruar një truall të trashëguar nga familja.

Deklarimet e Bashës, Bardhit dhe Berishës

PASURIA E BARDHIT

-Pronar me 100% i një ap. Banimi me sip. 103.63 m2 në Tiranë, 47 000 euro, me të ardhura familjare dhe kredi bankare.
-Bashkëpronar me 50% i një njësie tregtare me sip. 46 m2 në Kavajë, 120 000 euro, me trashëgimi ligjore dhe kontratë dhurimi.
-Bashkëpronar me 50% i një njësie tregtare me sip. 12 m2 në Kavajë, 15 000 euro, me trashëgimi ligjore dhe kontratë dhurimi.
-Bashkëpronar me 50% i një trualli me sip. 176 m2 dhe ndërtese mbi ketë truall me sip. 99 m2 në Kavajë, 65 000 euro, me trashëgimi ligjore dhe kontratë dhurimi.
-Llogari rrjedhëse për pagën, gjendje 3 045 261 lekë.
-Llogari rrjedhëse dhe kursimi, gjendje zero lekë.
-Kredi bankare marrë më 02.12.2014 në shumën 3 000 000 lekë dhe këst mujor 20 000 lekë. Shlyer rregullisht kësti mujor.
-Të ardhura në vlerën 840 123 lekë nga paga si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
-Të ardhura në vlerën 320 000 lekë nga qiraja e njësisë tregtare me sip. 46 m2 në Kavajë.

PASURIA E SALI BERISHËS

Pasuri të paluajtshme
1) Bashkëshortët zoti dhe zonja Berisha, pronarë me pjesë takuese 50% secili të një apartamenti në Tiranë, Fituar me Kontrate Shkëmbimi për apartamentin e mëhershëm prone me Privatizim, Shkëmbimi ka vlerë plus 2 100 000 Lekë mbi privatizimin, kontrata e shkëmbimit ka datë 16.07.2007.
2) Bashkëshortët zoti dhe zonja Berisha, pronarë me pjesë takuese 50% secili të një bodrumi në Tiranë me vlerën sipas kontratës së shkëmbimit, të datës 16.07.2007.
3) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një apartamenti me vlerë 195 250 Euro sipas Certifikatës së Pronësisë me datë 13.01.2021 dhe Kontratës së shitjes me datë 27.10.2009.
4) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një apartamenti me vlerë 200 000 Euro sipas Certifikatës së Pronësisë me datë 16.09.2010 dhe Kontratës së shitjes me datë 04.09.2010.
5) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një apartamenti me vlerë 179 000 Euro sipas Certifikatës së Pronësisë me datë 05.06.2015 dhe Kontratës së shitjes me datë 07.05.2015.
6) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një bodrumi me vlerë 10 000 Dollarë.
7) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një bodrumi me vlerë 17 000 Euro sipas Certifikatës së Pronësisë me datë 18.05.2015 dhe Kontratës së shitjes me datë 08.05.2015.
8) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një bodrumi me vlerë 26 370 Euro sipas Certifikatës së Pronësisë me datë 26.11.2015 dhe Kontratës së shitjes me datë 21.11.2015.
9) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një gjysmë vile në Lalëz me vlerë ndërtimi 56 000 Euro dhe blerje Toke me vlerë 908 176 Lekë, të blerë në vitin 2004 sipas certifikatës së pronësisë me datë 23.05.2013. (Ndërtesa është blerë sipas kontratës së shitblerjes më 29.04.2013 ndërsa trualli është blerë nga ALUIZNI sipas kontratës së shitjes me datë 04.05.2013. Sipas kontratës së blerjes vlera e ndërtesës është 50 000 Euro por janë bërë pagesa për punime shtesë me Mandat Pagese).
10) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një ndërtese banimi në Lalëz me vlerë 155 000 Euro, blerë nëpërmjet kontratës së shitjes me datë 13.07.2021. Prona është blerë me fonde të bashkëshortit Z. Jamarbër Malltezi.
11) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një Toke bujqësore në fshatin Priskë me vlerë 4 950 000 Lekë, me sipërfaqe 3 000 m2, sipas kontratës së shitblerjes me datë 05.10.2004. Vlera sipas kontratës së blerjes është në shumën 4 950 000 Lekë por janë bërë pagesa për punime shtesë në infrastrukturë me rreth 1 000 000 Lekë.

Likuiditete
1) Gjendje 5 554 833 Lekë në llogarinë bankare në një bankë të nivelit të dytë, më datë 07.09.2021.
2) Gjendje 36 218 Dollarë në llogarinë bankare në një bankë të nivelit të dytë, më datë 07.09.2021.
3) Bashkëshortët zoti dhe zonja Berisha, gjendje 9 872 Euro në llogarinë e përbashkët bankare më datë 01.09.2021.
4) Bashkëshortët zoti dhe zonja Berisha, gjendje 600 Lekë në llogarinë e përbashkët bankare më datë 01.09.2021.
5) Bashkëshortët zoti dhe zonja Berisha, gjendje 1 235 401 Lekë në llogarinë e përbashkët bankare më datë 01.09.2021.
6) Bashkëshortja Znj.Liri Berisha, gjendje 5 103 444 Lekë në llogarinë bankare më datë 25.08.2021.
7) Bashkëshortja Znj.Liri Berisha, gjendje 16 482 Euro në llogarinë bankare më datë 07.09.2021.
8) E bija Znj.Argita Malltezi, 92.48 Euro gjendje në llogarinë bankare më datë 25.08.2021.
9) E bija Znj.Argita Malltezi, 61 464 Dollarë gjendje në llogarinë bankare më datë 25.08.2021.
10) E bija Znj.Argita Malltezi, 51 Euro gjendje në llogarinë bankare më datë 08.09.2021.
11) E bija Znj.Argita Malltezi, 25 399 Dollarë gjendje në llogarinë bankare më datë 08.09.2021.
12) E bija Znj.Argita Malltezi, 68 767 Lekë gjendje në llogarinë bankare më datë 08.09.2021.
13) E bija Znj.Argita Malltezi, 41 666 Dollarë gjendje në llogarinë bankare më datë 08.09.2021.
14) E bija Znj.Argita Malltezi, 115 005 Dollarë gjendje në llogarinë bankare më datë 01.09.2021.
15) E bija Znj.Argita Malltezi, 174 864 Euro gjendje në llogarinë bankare më datë 01.09.2021.
16) E bija Znj.Argita Malltezi, 1 715 329 Lekë gjendje në llogarinë bankare më datë 30.08.2021.
17) E bija Znj.Argita Malltezi, 522 Euro gjendje në llogarinë bankare më datë 30.08.2021.
18) E bija Znj.Argita Malltezi, 155 228 Euro gjendje në llogarinë bankare më datë 30.08.2021.
19) E bija Znj.Argita Malltezi, 6 108 305 Lekë gjendje në llogarinë bankare më datë 07.09.2021.
20) E bija Znj.Argita Malltezi, 5 500 Euro gjendje në depozitën garanci për kartën e kreditit më datë 26.08.2021.
21) E bija Znj.Argita Malltezi, 132 771 Dollarë gjendje në llogarinë bankare më datë 07.09.2021.
22) E bija Znj.Argita Malltezi, 153 698 Euro gjendje në llogarinë bankare më datë 07.09.2021.
23) E bija Znj.Argita Malltezi, 15 136 Dollarë gjendje në llogarinë bankare më datë 30.06.2021. (pjesa takuese 25%)
24) E bija Znj.Argita Malltezi, 20 337 Dollarë gjendje në llogarinë bankare më datë 30.06.2021. (pjesa takuese 50%)
25) I biri Z.Shkëlzen Berisha, 617 396.55 Lekë gjendje në llogarinë bankare më 09.09.2021.
26) I biri Z.Shkëlzen Berisha, 66 090.76 Euro gjendje në llogarinë bankare më 09.09.2021.
27) I biri Z.Shkëlzen Berisha, 453 965.44 Lekë gjendje në llogarinë bankare më 07.10.2021.
28) I biri Z.Shkëlzen Berisha, 3 960.39 Lekë gjendje në llogarinë bankare.
29) I biri Z.Shkëlzen Berisha, shuma e detyrimit overdraft të pashlyer deri më 09.09.2021 është 28 960.21 Euro
30) I biri Z.Shkëlzen Berisha, pronar i një makine tip “BMË” me vit prodhimi 2012.
31) I biri Z.Shkëlzen Berisha, zotëron 100% të kuotave në Shoqërinë Albanian Legal Company, regjistruar me NIPT L32105027B, me kapital 100 Lekë.
32) I biri Z.Shkëlzen Berisha, zotëron 100% të kuotave në Shoqërinë LOGAL Sh.p.k, regjistruar me NIPT L52407001G, me kapital 100 000 Lekë.

Të tjera

-Të ardhura në vlerën 627 080 Lekë nga pensioni për periudhën Janar- Gusht 2021.
-Të ardhura bruto në vlerën 262 Lekë nga interesat bankare.
-Bashkëshortja Znj.Liri Berisha, të ardhura në vlerën 260 953 Lekë nga pensioni për periudhën Janar-Gusht 2021.
-E bija Znj. Argita Malltezi, të ardhura në vlerën 900 091 Lekë nga paga neto vjetore dhe shpërblimet në Fakultetin e Drejtësisë.
-E bija Znj. Argita Malltezi, të ardhura në vlerën 1 235 520 Lekë nga mësimdhënia në fakultete private.
-E bija Znj. Argita Malltezi, të ardhura në vlerën 10 740 Euro nga qiradhënia.
-E bija Znj. Argita Malltezi, të ardhura në vlerën 4 095 Euro nga honorare.
-E bija Znj. Argita Malltezi, të ardhura nga interesat bankare në vlerat: 257 Dollarë, 218 Euro dhe 349 Lekë.
-I biri Z.Shkëlzen Berisha, të ardhura në vlerën 758 880 Lekë nga paga si administrator pranë shoqërisë Albanian Legal Company me NIPT L32105027B.


PASURIA E LULZIM BASHËS

Viti 2004
-Shtëpi në Utrecht, Holandë, 510 mijë gulden / 231.500 euro (shitur)
-Apartament ne Tiranë, 205 mijë USD / 171.700 euro
-Apartament në Durrës, 33 mijë euro
-Apartament në Tiranë, 17.500 lekë
-Apartament në Tiranë, 62 mijë USD/52 mijë euro

-Troje 22 100 metra 2 në Tepelenë
-Automjet Mercedes Benz, 72 mijë euro
-Pikturë , 6500 euro
-Orë dore, 5200 euro
-Ore dore, 4500 euro
-Unazë diamanti, 11.500 euro
-Servis porcelani, 6800 euro
-Aksione në NASDAQ, 18 mijë USD/15 mijë euro
-Depozitë bankare, 52 mijë USD / 43.500 euro
-Depozitë bankare, 81 mijë euro
Të ardhura si këshilltar në UNMIK, 80 mijë USD
Të ardhura nga bashkëshortja, 52 mijë euro

Pasuria për vitin 2005
-Të ardhura nga paga 588 180 lekë
-Të ardhura nga paga e bashkëshortes për katër muaj, 12 mijë euro

Pasuria për vitin 2006
-Paga vjetore si ministër i Transporteve 1 907 700 lekë
-Të ardhura vjetore si nënkryetar i KRRTRSH, 80 000 lekë
-Paga vjetore e bashkëshortes si drejtore programesh në Amsterdam, 49 512 euro
-Qiraja vjetore për banesën në Tiranë, 4 800 euro
-Rente për hipotekën e shtëpisë sonë në Hollandë, 8 771 euro
-Shlyerje totale e apartamentit në Durrës, 5 mijë euro
-Të ardhura nga shitja e apartamentit në Tiranë, 100 mijë euro

Pasuria për vitin 2007
-Shitur shtëpia në Hollandë 257 500 euro
-Shlyer kredia e shtëpisë në Utrecut, Hollandë, me vlerë 199.726 EUR
-Paga vjetore si ministër i Transporteve 1 907 700 lekë
-Të ardhura nga shpërblime fundviti në MPJ, me vlerë 46.600 lek
-Të ardhura nga paga e bashkëshortes, me vlerë 51.391 Euro
-Shlyer kësti i fundit i apartamentit në Rr. “Dervish Hima”, Tiranë, me vlerë 35.000 USD
--Shlyer rent për kredinë e shtëpisë në Utrecut, Hollandë, me vlerë 10.407 EUR
-Shitur makina 45.000 EUR. Kjo vlerë është depozituar tek ALPHA BANK

Viti 2019
1) Të ardhura në vlerën 205 600 Lekë nga paga si deputet në Kuvendin e Shqipërisë për periudhën 1 Janar – 25 Shkurt 2019.
2) Të ardhura në vlerën 34 000 Lekë nga mbulimi i shpenzimeve të telefonisë nga Kuvendi i Shqipërisë.
3) Të ardhura në vlerën 60 032 Lekë nga mbulimi i shpenzimeve të karburantit nga Kuvendi i Shqipërisë.
4) Bashkëshortja Znj. Aurela Basha, të ardhura në vlerën 6 130 Euro nga si Drejtore Programesh EËCP për periudhën 1 Janar 2019 – 25 Shkurt 2019.

Viti 2021
1) Të ardhura në vlerën 1 009 140 Lekë nga paga si kryetar i PDSH-së për periudhën 01 Janar – 09 Shtator 2021.
2) Të ardhura në vlerën 126 400 Lekë nga mbulimi i shpenzimeve të telefonisë celulare nga PDSH. /Pamfleti

pasuri pd kulla

Lini një Përgjigje