TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2023, 13:16

Kriza në PD, Xhaferaj: Basha ka marrë çfarë ka dashur nga Berisha, qëndrimet e tij s'kanë lidhje me politikën!

Shkruar nga Pamfleti
Kriza në PD, Xhaferaj: Basha ka marrë çfarë ka dashur
Ferdinand Xhaferaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj tha se Lulzim Basha në krye të PD ka qenë gjithmonë nën hijen e Sali Berishës dha ka marrë çfarë ka dashur.

Sipas tij, ajo që bën Basha edhe tani, kur kërkon të përfitojë nga Rama, nuk ka lidhje po politikën por me biznesin.

"Berishës i mori çfarë deshi, edhe të Ilir Metës. Tani po hap edhe derën e Ramës të marrë çfarë do, po janë gjëra që nuk kanë lidhje me politikën, por me biznesin”, tha Xhaferaj për Euronews.

Kujtojmë që dy ditë më parë Basha pati debate të forta në Kuvend me Gazmend Bardhin. Basha reagoi lidhur me akuzat se ai ka porositur dy kate, në pallatin që po ndërtohet pranë parkut të liqenit në Tiranë. 

Me anë të një postimi në “Facebook”, ai hodhi poshtë akuzat teksa shtoi se aleanca e non-gratave po tenton që të bëjë pis dhe të marr peng PD.

Ai shtoi se të gjitha akuzat janë mashtrime, të ngritura nga një person duke ju referuar Bardhit, i cili sipas tij sot bashkëpunon me dikë që deri dje e quante vrasës.

ferdinand xhaferaj lulzim basha

Lini një Përgjigje