TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2023, 13:15

Sulmet me raketa, Berisha: Dënoj aktin terrorist, mbështetje të plotë për Izraelin

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet me raketa, Berisha: Dënoj aktin terrorist, mbështetje të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmin e grupit militant të Hamasit ndaj Izraelit mëngjesin e sotë ku raportohet për 22 viktima dhe 545 të plagosur.

Berisha shprehu mbështetjen për Izraelin dhe qeverisë së tij në “përballimin e këtij sulmi të pabesë”.

“Grupe terroriste të Hamas ndërmorën nga Gaza një sulm terrorist të befasishëm me artileri dhe infiltrime të terroristëve në territorin e Izraelit. Breshëri predhash artilerie janë hedhur në Telaviv dhe Jeruzalem. Nga ky sulm terrorist kanë vdekur 22 qytetarë të pafajshëm dhe janë plagosur rreth 250 të tjerë. Nderkohë kryeministri Netanjahu ka deklaruar se Izraeli është në luftë dhe ushtria izraelite ka filluar goditje të forta ajrore kundër grupeve terroriste.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sulm terrorist, që ka si synim të dëmotojë precesin historik të paqes me vendet arabe në të cilin janë angazhuar Izraeli dhe këto vende në kuadrin e marrëveshjeve Abraham, Partia Demolratike shpreh mbështetjen e plotë të saj, Izraelit dhe qeverisë së tij në përballimin e këtij sulmi të pabesë dhe ngushellimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Izraelit dhe ju uron shërim të shpejtë të plagosurve të këtij sulmi barbar terrorist”, u shpreh Berisha në një postim në Facebook.

 

berisha sulm izrael

Lini një Përgjigje