
Kryeministri Edi Rama duket se është afeksionuar me arabët. Pasi u dha Portin e Durrësit, kryeministri duket se do të lobojë që Arabia të marrë Kupën e Botës në vitin 2034.
Në një postim në “Twitter”, Rama ka deklaruar votën e Shipërisë, teksa nuk ka ndaluar elozhet për Princin e kurorës.
“Shqipëria do të mbështesë me kënaqësi ofertën e Kupës së Botës Saudite 2034. Jam i bindur se Arabia Saudite do të mahnisë jo vetëm mbi 3.5 miliardë tifozët e futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që do të ketë fatin të marrë pjesë në atë festë të pabesueshme të sportit më popullor në planet, që do të vijë pas zbatimit të “Vision2030” nën udhëheqjen e madhe të tij, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud”, shkruan Rama në Twitter (X).

Lini një Përgjigje