TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2023, 19:37

Përjashtimi i 8 deputetëve, reagon Dhurata Çupi: PS ka frikë nga opozita e vërtetë

Shkruar nga Pamfleti

Përjashtimi i 8 deputetëve, reagon Dhurata Çupi: PS ka

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka reaguar pas përjashtimit të 8 deputetëve të opozitës me 10 ditë nga Kuvendi.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Çupi shkruan se PS ka frikë nga opozita e vërtetë, teksa shton se ata nuk i imponojnë dot përfaqësimin në komisionin e reformës zgjedhore dhe kudo.

Deputetja demokrate thotë se PS nuk fshin dot faktin se rezoluta e dorëzuar në Kuvend nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD njehsohet me atë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa PS gjendet e turpëruar nga deklaratat e kryeministrit se Kosova e Veriut është kthyer në tokën e askujt.

"Vendimi i përjashtimit të disa deputetëve demokratë tregon se, pavarësisht fuqisë së madhe, PS ka frikë nga opozita e vërtetë. PS po kthjellohet dita-ditës se ka marrë fund koha kur pushteti luante me PD-në. Mund të bëjnë gjithfarë manovrash, por nuk na imponojnë dot përfaqësimin në komisionin e reformës zgjedhore dhe kudo.

Sot, ata përjashtojnë kreun e grupit parlamentar dhe disa kolegë të tjerë, sepse e kanë të qartë se këta janë opozitarë 24 karatësh.

Sado ta përjashtojnë Gazment Bardhin nga seanca e së enjtes, kur do të jetë debati për rezolutën e Kosovës, PS nuk fshin dot faktin se rezoluta e dorëzuar në Kuvend nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD njehsohet me atë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa PS gjendet e turpëruar nga deklaratat e kryeministrit se Kosova e Veriut është kthyer në tokën e askujt. Ne do të mbrojmë fort interesin kombëtar. Ne nuk e dorëzojmë opozitën!", shkruan Çupi.

 

perjashtim deputete dhurata cupi ps opozita

Lini një Përgjigje