Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim ministrin e Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis. Pas shumë përplasjesh dhe tensionesh mes dy vendeve, ky është takimi i parë “miqësor”.
Ishte arrestimi i Fredi Belerit që acaroi gjakrat, por ministri grek vendoi të ishte pjesë e samitit të ministrive të Jashtëm që u mbajt në vendin tonë. Nuk dihet se çfarë u fol në takim, por duket se Rama ka qenë i relaksuar.
Ndërkohë duket se Greqia është tërhequr nga retorika agresive për kreun E OMONIA.

Lini një Përgjigje