
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur sulmin e Hamasit kundër Izraelit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se mendimet e tij janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin.
“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, tha Rama.
Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, që e kapi befasisht Izraelin dhe përveç mijërave raketave të lëshuara edhe njerëz të armatosur depërtuan brenda kufirit të fortifikuar të vendit në 21 lokacione në Izrael. Deri më tani raportohet për 22 të vdekur dhe 545 të plagosur dhe 33 persona të marrë peng.
"Ne jemi në luftë", Jo në një 'operacion', jo në një 'raund', por në luftë" tha Netanyahu.
Më shumë se 5000 raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës drejt Izraelit thanë grupi palestinez Hamas. Komandanti ushtarak i Hamasit, Mohammad Deif, njoftoi fillimin e operacionit në një transmetim në mediat e grupit, duke u bërë thirrje palestinezëve kudo që janë të luftojnë.
"Kjo është dita e betejës më të madhe për t'i dhënë fund pushtimit të fundit në tokë. Ne kemi vendosur t'u japim fund të gjitha krimeve të okupimit”, tha ai, duke shtuar se ishin hedhur 5000 raketa mbi Izraelin.
Lini një Përgjigje