
Nisur nga situata në Izrael, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë që prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë (punojnë/studiojnë) atje.
Në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë lutem publikimim sa më parë të informacionit si më poshtë:
Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Izrael, informojmë qytetarët shqiptarë si në vijim: Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion ( https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.
Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të kontaktojnë në nr.whats app:
+972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected]
Për arsye sigurie, këshillohet të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.
Rreth 24 orë pas nisjes së sulmit të befasishëm të Hamasit në Izrael, raportohet për 613 viktima nga të dyja palët.
Ushtria izraelite thotë se ka ende 8 "pika angazhimi" me militantët e Hamasit brenda territorit të saj, megjithëse pretendon se ka rimarrë kontrollin e 22 vendndodhjeve në jug të vendit. Hamasi thotë se "luftimet e ashpra" vazhdojnë.
Kryeministri, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ka hyrë në një "luftë të gjatë dhe të vështirë" pas sulmit të paprecedentë nga Hamasi. Ushtria izraelitë thotë se dhjetra izraelitë, duke përfshirë gra dhe fëmijë po mbahen peng në Gaza.
Ambasada e Izraelit në Turqi, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë të Izraelit tha se të paktën 300 izraelitë janë vrarë deri më tani dhe dhjetëra janë rrëmbyer.
Izraeli paralajmëroi Gazën për sulme hakmarrëse dhe u kërkoi qytetarëve në Gazë që të linin shtëpitë e tyre dhe të strehoheshin në vende të tjera.Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, 313 palestinezë janë vrarë dhe rreth 2,000 janë plagosur në Gaza nga sulmet ajrore hakmarrëse izraelite që nga e shtuna.
Lini një Përgjigje