TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Tetor 2023, 16:16

“Korrupsioni po shkatërron dhe bujqësinë”, Basha: Pezullimi i granteve të IPARD, tregoi makutërinë e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

“Korrupsioni po shkatërron dhe bujqësinë”, Basha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur sot në fshatin Buzë Madh, në Fier ku bisedoi me fermerët e kësaj zone mbi problemet e sektorit të bujqësisë, për të cilin u shpreh se është prekur nga korrupsioni.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha tha se rritja e çmimeve, mungesa  e mbështetjes, rënia e fuqisë blerëse, i ka vendosur fermerët shqiptarë në kufijtë e mbijetesës.

Ndërsa ka ndarë disa foto nga takimi me fermerët, Basha shprehet më tej se “pezullimi i granteve të programit IPARD, tregoi makutërinë e kësaj qeverie, që abuzon me fondet dhe lë në mëshirë të fatit fermerët e ndershëm të këtij vendi.

Me banorë të fshatit Buzë Madh në Njësinë Administrative Cakran biseduam për problemet që ka sot sektori i bujqësisë.

Rritja e çmimeve, mungesa  e mbështetjes, rënia e fuqisë blerëse, i ka vendosur fermerët shqiptarë në kufinjtë e mbijetesës. Korrupsioni i përhapur kudo po shkatërron dhe sektorin e bujqësisë.

Edhe fondet e BE që ishin në mbështetje të fermerëve përfunduan te klientët e zakonshëm të qeverise për të ndërtuar restorante e vila në komplekset luksoze. Pezullimi i granteve të programit IPARD, tregon makutërinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE-së, duke lënë në mëshirë të fatit fermerët e ndershëm të këtij vendi. Shqipëria ka mundësi pa fund, PD po punon që ato të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët tanë”, shkruan Basha.

basha pd fier

Lini një Përgjigje