
KQZ dërgon për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme 16 kandidatë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka dërguar për verifikim në Prokurori 16 kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Bëhet fjalë për 4 kandidatë të koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet" - Adriatik Lapaj, 4 të Partisë "Social Demokrate", dy të "Partisë Mundësia" të Agron Shehajt, dy të partisë "Aleanca Demokracia e Re", dhe nga një të Koalicionit Euroatlantik, të Lëvizjes Bashkë si dhe të koalicionit "Djathtas për Zhvillim".
Komisioneri Ilirjan Celibashi tha se dërgimi pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për një verifikim të thelluar jo domosdoshmërisht presupozon që ndonjëri prej tyre mund të jetë në kushtet e ndalimit. Kjo procedurë ndiqet në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
“Deklarimet që kanë bërë ata janë shkak ligjor për ne për të vijuar me këtë procedurë”, u shpreh Celibashi.
Lista e kandidatëve të dërguar për verifikim:
1. Gramos Fejzi Ismailaj, kandidat për deputet në qarkun Vlorë nga Partia “Aleanca Demokracia e Re"
2. Ndriçim Asqeri Kamberaj, kandidat për deputet në qarkun Vlorë nga Partia “Aleanca Kombëtare Shqipëtare"
3. Arjel Selami Rragami, kandidat për deputet në qarkun Shkodër nga Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim”
4. Desard Xhevdet Muzhaqi, kandidat për deputet në qarkun Elbasan nga “Koalicioni Euroatlantik”
5. Dritan Vesel Tafhasaj, kandidat për deputet në qarkun Kukës nga Partia "Lëvizja Bashkë"
6. Adela Ferhat Qemali, kandidat për deputet në qarkun Tiranë nga Partia “Mundësia”
7. Altin Avni Muceku, kandidat për deputet në Tiranë nga Partia “Mundësia”
8. Entela Skënder Sula, kandidat për deputet në Tiranë nga “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”
9. Erjon Ismail Selmani, kandidat për deputet në Lezhë nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet - Adriatik Lapaj”, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
10. Euglen Mario Gjini, kandidat për deputet në Fer nga Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet - Adriatik Lapaj
11. Gazmir Dod Memaj, kandidat për deputet në Shkodër nga Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet - Adriatik Lapaj”
12. Florjan Afrim Tomçini, kandidat për deputet në Dibër nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”
13. Klaudio Klement Zotaj, kandidat për deputet në Vlorë nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”
14. Kreshnik Gjon Gjonaj, kandidat për deputet në Lezhë nga “Partia Socialdemokrate”
15. Lisman Sami Pellumaj, kandidat për deputet në Shkodër nga Partia “Socialdemokrate"
16. Geront Mexhit Stefo, kandidat për deputet në Korçë nga Partia “Aleanca Demokracia e Re”
Lini një Përgjigje