TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 18:44

Nga Ervin Mete, te Igli Hasani dhe Albana Koçiu, kush janë ministrat e rinj të emëruar nga Rama

Shkruar nga Pamfleti

Nga Ervin Mete, te Igli Hasani dhe Albana Koçiu, kush janë ministrat

Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot një sërë ndryshimesh në qeveri. Sot në Asamble ai bëri ndryshime te Financat, Ministria e Jashtme, Shëndetësia, Arsimi dhe Bujqësia.

Ajo që bie në sy është se Rama nuk e ka lëshuar Manastirliun, ndërkohë që Ibrahimaj ka marrë një post periferik duke zëvendësuar në këtë post Milva Ekonomin.  

Sa i takon emrave të rinj, Ervin Mete aktualisht është kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare. Mete ka shërbyer si Zëvendësministër i Financave dhe Zëvendësministër i Ekonomisë (2013-2017), përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik.

Ministër i Jashtëm është emëruar Igli Hasnai. Ai është me karrierë të gjatë si Sekretar i Përgjithshëm. Ka shërbyer si ambasadori ynë në OSBE. Igli Hasani drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe presidencën e radhës së OSBE-së.

Albana Koçi, e cila do të drejtojë Shëndetësinë, aktualisht është Drejtoreshë e Administratës Publike. Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës dhe vjen në krye të Departamentit të Administratës Publike pas një eksperience 18 vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.

Arbjan Mazniku, i cili u emërua ministër shteti për Pushtetin Vendor, është nënkryetar i Bashkisë së Tiranës që nga shtatori i vitit 2015. Më parë, ai ka qenë zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit për periudhën 2 vjeçare. Para se të merrte përsipër këto detyra, Arbjani ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Institutit AGENDA, një organizatë në Tiranë që merret me kërkime dhe analiza të politikave publike në Shqipëri, sidomos në fushën e qeverisjes, Integrimit Europian dhe zhvillimit ekonomik dhe social.

 

 

Lini një Përgjigje