TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2024, 19:57

Nesër kaos në Kuvend, deputetët e përjashtuar paralajmërojnë rezistencë: Do të jemi aty për të vijuar betejën

Shkruar nga Pamfleti

Nesër kaos në Kuvend, deputetët e përjashtuar

Seanca e nesërme parlamentare pritet të shoqërohet me përplasje të forta. Sot u përjshtuan 24 deputetë të PD, por asnjë nuk e pranon vendimin e Sekretariatit të Etikës dhe me gjasë nesër ata do të tentojnë të shkojnë në sallë. Por mësohet se Garda ka marrë urdhër të mos i lejojë dhe me shumë mundësi do të kemi tensione te dera e Kuvendit. Të paktën kjo paralajmërohet nga deputeti Dashnor Sula.

Mazhoranca socialiste tregoi edhe njëherë se sa frikë e ka opozitën duke përjashtuar për më shumë se një muaj deputetët e saj nga Kuvendi.

Ky akt provon se mazhoranca ka frikë të përballet me opozitën, ka frikë kur ligjëvënësit e opozitës denoncojnë aferat e korruptive dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar.

Ne jemi te zgjedhur të qytetarëve shqiptarë dhe si të tillë do të vijojnë të përçojmë zërin e tyre, pasi gjatë drejtim të kësaj qeverie ata janë lënë në harresë.

Ky vendim as nuk na tremb dhe as nuk na step për të vijuar betejën në Parlament dhe në shesh, për të kthyer shtetin ligjor dhe në shërbim të qytetarëve të vendit.

Kur kjo ndodh me një deputet që përfaqëson minimalisht 10 mijë qytetarë, e kuptoni çfarë ndodh me një qytetar të vetëm?!

Tani nuk ka asnjë surprizë për neve. Kur kontrollohen gjykatat dhe dënohet një deputet me 1 vit burg për një gjë te pa ndodhur, sigurisht e dimë qe sa ti vij mundësia kjo mazhoranca na do te shkrire. Por i kane bere llogarite gabim”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje