TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2024, 21:28

“Nëse teshtin Gazi, sëmuret Noka! Joridës i ngrihet temperatura”, Murrizi tregon se kush u mërzit nga lirimi i Berishës

Shkruar nga Pamfleti

“Nëse teshtin Gazi, sëmuret Noka! Joridës i ngrihet

I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin e “Pamfletit” në YouTube është ish-deputeti Myslim Murrizi.  Ai është ndalur te rikthimi i Berishës në Parlament, qasja e re e opozitës, mosbindja civile, buxheti, lirimi dhe prapaskenat, besnikët dhe tradhtarët e Berishës, listat 2025, aksionet e SPAK, mesazhet direkte për Nancy VanHorn.

-Ka ndryshuar ndonjë gjë në PD pas lirimit të Berishës?

Po patjetër që po. U zbeh roli i liderëve imagjinarë.

-Për kë e keni?

Për të gjithë ata që kishin nisur të takonin dorë për dore një grup njerëzish, ndërkohë që Berisha ishte atje, duke menduar që do bëheshin lider të mëdhenj. U venit shkëlqimi fals i disa pisllëqeve ambasadash që pozonin me ndonjë të vobektë në SHBA, sa me duar dorë në formë pjeshke dhe duke pozuar me  senatorë në derë të halës. Duke pretenduar se këta janë të preferuarit e Perëndimit. Pa folur për euroatlantikët imagjinarë. Ka ndryshuar fryma, sepse ka ardhur i zoti i shtëpisë në shtëpinë e tij. Ishte arrestuar me vendim politik, për një vendim kolegjial të qeverisë. Nuk hyn më njeri të takojë Flamurin as Gazin, shkojnë te kryetari.

-Këta janë at që u mërzitën nga lirimi i kryetarit. Nuk e besoj të jetë mërzitur Noka?

Mërzitja është ngjitëse. Nëse teshtin Gazi, sëmuret Noka. I ngrihet temperatura Joridës. Bëhet me tension Agroni. Nuk po merrem me të tjerë, poe secili e ka nga një simptomë. Këta që e prenë në besë Berishën, nuk i mbajti Berisha këta? Berisha tua thotë realitetin në sy.  

 

Lini një Përgjigje