TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2024, 16:45

U dënua pasi denoncoi vëllanë e Fatmir Xhafaj, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Pamfleti

U dënua pasi denoncoi vëllanë e Fatmir Xhafaj, Salianji bën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e dënimit të tij.

Ervin Salianji ka bërë rekurs lidhur me vendimin e Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie, pas një gjyqi që zgjati disa vjet, për një denoncim mediatik që demokrati kishte bërë ndaj Geron Xhafajt, vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, lidhur me trafikun e drogës dhe një dënim të pakryer në Itali.

Salianji u dënua për kallëzim të rreme, edhe pse ish-deputeti nuk kishte kryer asnjë kallëzim, por thjesht denoncim publik. Ish-deputeti po vuan dënimin në burgun e Fierit që prej 26 tetorit, ndërsa kërkon në Gjykatën e Lartë rrëzimin e vendimit.

U dënua pasi denoncoi vëllanë e Fatmir Xhafaj, Salianji bën

Pas shpalljes së vendimit, Salianji e denoncoi procesin si të montuar nga fillimi në fund dhe e quajti veten një të dënuar politik.

“Jam i dënuari i parë politik në këto 34 vite pluralizëm. Ky është dënim politik, njësoj si agjitacioni dhe propaganda dikur. Unë nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës”, tha Salianji.

Lini një Përgjigje