TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2024, 12:35

Akuzohet se shiti Hotel Dajtin, Berisha e pranon hapur: I jam mirënjohës Bankës që e bleu, pavarësisht se arrestuan Fullanin

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet se shiti Hotel Dajtin, Berisha e pranon hapur: I jam
Sali Berisha dhe Flamur Noka

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat i është përgjigjur ditën e sotme akuzave në Parlament se shiti Hotel Dajtin për t’u dhënë bonusin pensionistëve.

“Po në qoftë se e kam bërë për atë qëllim, kam bërë gjënë më të mirë”, u shpreh Berisha, i cili shprehur mirënjohjen për Bankën e Shqipërisë që bleu Hotel Dajtin.

Kryedemokrati deklaroi se Banka e rikonstruktoi godinën dhe i ruajti origjinalitetin, teksa shtoi se është një ndërtesë që trashëgohet.

“Ia shitëm Bankës, i jam mirënjohës Bankës që e bleu, pavarësisht se ata e arrestuan Fullanin në verbëri, pa asnjë fakt për atë blerje, që ishte e tëra ligjore. Po kullë aty nuk do ndërtohej. Nuk mund ta merrnin oligarkët atë”, tha Berisha.

'E mori Banka, e ka rikonstruktuar, i ka ruajtur origjinalitetin e vet dhe ajo është ndërtesë që trashëgohet, që tregon se Tirana edhe në vitet ‘40 të shekullit të kaluar ka pasur ndërtim të tillë, e nderon.', tha më tej ai.



akuzohet se shiti hotel dajtin berisha

Lini një Përgjigje