TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2024, 12:43

Sali Berisha kërkoi minimumin jetik, 15 herë më pak se paga e deputetit

Shkruar nga Pamfleti

Sali Berisha kërkoi minimumin jetik, 15 herë më pak se paga e

Gjatë 8 viteve pushtetet të PD, Këshilli Kombëtar i Punës, Instituti i Studimeve Sociale, OJF-të dhe shtresat në nevojë, i çuan ish-kryeministrit Sali Berisha, 17 herë projekt-ligjin për minimumin jetik, por ai nuk e paraqiti në qeveri e parlament, ashtu siç nuk e kanë miratuar as qeveritë e PS...

Ditën parë të rikthimit në seancë parlamentare, Sali Berisha paraqiti në emër të PD, një amendim në buxhetin e ri, për planifikimin, miratimin dhe akordimin e minimumit jetik nga muaji janar 2025 në vlerën 200 Euro.

Ishte një betim i bërë 3 muajt e fundit nga ballkoni ku ndodhej i izoluar, të cilin, Sali Berisha e ka trumbetuar çdo ditë, si premtim se pas ardhjes së PD në pushtet, ligji i parë do jetë për miratimin e minimumit jetik në vlerën 200 Euro.

Pas refuzimit të amendimit në parlament, “aktori” Sali Berisha iu vërsul ministrave e deputetëve të PS, duke i quajtur “hajdutë e të pa shpirt që keni lënë mijëra familje në varfëri”, ndërsa pas disa minutash u largua nga parlamenti.

Miminumi jetik është masë lehtësuese, për të varfërit e pamundur fizikisht e të papunë dhe duhet vendosur urgjent; por kur këtë e kërkon Sali Berisha, është hipokrizi, përveçse është akt populist, për të fituar kredite elektorale në këto zgjedhje, ku PD po shkon e shkalafitur. 

Themi që është hipokrizi, sepse gjatë 8 viteve pushtet të PD, Këshilli Kombëtar i Punës, Instituti i Studimeve Sociale, dy profesorët Ilia Telo e Kiço Ziso, OJF-të dhe shtresat në nevojë, i çuan 17 herë ish-kryeministrit Sali Berisha për miratim projekt-ligjin për minimumin jetik, por ai nuk e paraqiti në qeveri e parlament, ashtu siç nuk e kanë miratuar as qeveritë e PS.

Gjatë pushtetit të PD në vitet 2005-2013, janë bërë dhe protesta e greva ndaj qeverisë, për të vendosur minimumin jetik, por ish-kryeministri Sali Berisha, në vend të miratimit, ushtronte dhunë policore edhe ndaj invalidëve.

Ndërsa tani që po afrojnë zgjedhjet, Sali Berisha propozon miratimin e minimumit jetik, por edhe këtë herë nëse e kishte seriozisht, ai është tallur me të varfërit, duke kërkuar që minimumi jetik të jetë 200 Euro në muaj, ose 15 herë më pak se paga e tij dhe e deputetëve të tjerë.

Nëse bëjmë disa krahasime të tjera, vetëm me shpërblimet që marrin deputetët mbi paga, rezulton se minimumi jetik 200 Euro i propozuar nga Sali Berisha, është sa 50% e vlerës së karburantit që merr deputetit çdo muaj; sa pagesa 25% e dietës ushqimore mujore që marrin deputetët, ose 30% më e ulët se qiraja mujore që u paguhet deputetëve.

Në nivelin e varfërisë me 3-4 Euro në ditë, ose 100-120 Euro në muaj, është 20% e popullsisë në Shqipëri, ndërsa 32% e popullsisë është nën nivelin e varfërisë; por Babloku thotë, se qeveria e ka çuar 10 mijë Euro në vit mesataren e të ardhurave për frymë./Pamfleti

 

sali berisha paga e deputetit

Lini një Përgjigje