TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2024, 11:14

Siria, sërish plot me mercenarë shqiptarë: Prapa qëndron shërbimi sekret turk!

Shkruar nga Pamfleti

  

Siria, sërish plot me mercenarë shqiptarë: Prapa qëndron
Siria sot /

Çfarë duan shqiptarët atje? Herën e parë, përveç traumave të tmerrshme familjare, shërbimi sekret shqiptar u konsiderua si një bashkëpunëtor në tolerimin e terrorizmit…

Pak ditë më parë, në rrjetet sociale arabe është shfaqur pamja e një ushtari të maskuar në Siri, që lufton me trupat opozitare të Hayat Tahrir al Sham (HTS).

Siria, sërish plot me mercenarë shqiptarë: Prapa qëndron

Ushtari prezantohet si pjesëtar i batalionit “alban”. Fakt që tregon se sërish në Siri, nuk mungojnë shqiptarët, ashtu si dhjetë vite më parë. Ka zëra, që një pjesë e madhe e këtyre “vullnetarëve” janë fëmijët e shqiptarëve të vrarë në luftën e parë ndërmjet ISIS dhe Bashar Al Asaadit. Por edhe grupe të tjera që kanë qenë për rreth një vit si operativë mercenarë në Gaza.

Sipas të dhënave të agjencive perëndimore, mësohet se është shërbimi sekret turk MIT, që drejtohet nga njeriu i afërt i Erdogan, Ibrahim Kalin, shkruesi i fjalimeve të Sulltanit, i cili ka rekrutuar shqiptarët në radhët e rebelëve sirianë. Ndërkohë që ministër i Jashtëm i Turqisë është Hakan Fidan, ish-kreu i shërbimit sekret. Edhe para 10 vitesh, ka qenë MIT-i, i cili jo vetëm ka rekrutuar njerëzit që ngritën ISIS që tmerroi botën, por edhe i ka furnizuar me armë dhe ka financuar logjistikën luftarake.

Turqia, është një aktorët më të fortë në lojën Siriane por edhe më gjerë, pasi kërkon të dobësojë faktorin kurd, duke i vënë përballë sunitët, që të mos kthehen në faktorin kryesor.

Rifillimi i madh i konfliktit sirian lidh dy epiqendrat që po riformojnë ekuilibrin e fuqisë në botë: atë ukrainase dhe atë të Lindjes së Mesme.

Pra jemi në plot kuptimin e fjalës në një luftë të nxehtë. Në të cilën, të gjitha fuqitë maksimale janë pak a shumë të përfshira drejtpërdrejt.

Një vështrim në hartën gjeografike jep një ide të vazhdimësisë që nga fusha Sarmatiane nëpërmjet Detit të Zi, duke prekur Kaukazin, depërton drejt Levantit dhe Gadishullit Arabik, duke kulmuar në Jemenin e kontrolluar nga Huthi, gurthemeli i kalimeve, mes detit Mesdhe dhe deteve kineze .

Konflikt i cili ka nisur në udhëkryqin e tre perandorive të mëdha euroaziatike - ruse, persiane dhe osmane – që përkthyer me ngjarjet e sotme, kemi përplasjen ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për hegjemoninë planetare, me qendër në Indo-Paqësor.

Javën e shkuar, lajm kryesor në botë u bë ngjarja kur një përzierje e larmishme e milicive xhihadiste dhe rebelëve anti-Asaad pushtuan Aleppon, të braktisur nga trupat e Damaskut për t'u nisur me shpejtësi drejt kryeqytetit, Siria ka rihyrë në ekuacionin e "luftës botërore pjesë-pjesë", duke sjellë një imperativ tjetër; ndarja e re e mbetjeve të Sirisë.

Aktori i parë në lojë është Izraeli dhe përplasja e tij me Iranin…

Për Jerusalemin, objektivi strategjik është të thyejë ose të paktën të lirojë korridorin perandorak iranian që lidh Teheranin me Mesdheun nëpërmjet Bagdadit dhe Damaskut, me një dalje në Bejrut dhe një shtojcë të paqartë në Sanaa. Prandaj sulmi ndaj Hezbollahut, në Liban, i cili vazhdon nën mbulesën e një “armëpushimi” fiktiv. Ofensivë që e detyroi Partinë e Zotit të zbulonte krahun sirian për të mbrojtur Bejrutin dhe rrethinat e tij. Është një nga mijëra paradokset e Lindjes së Mesme që ata që përfitojnë taktikisht prej luftës janë grupet e Kaedës të ricikluara për përdorim perëndimor, të cilat në një nivel strategjik i shërbejnë planit izraelit për të dobësuar boshtisunitët e ish-Al Kaedas. Të cilët, me mbështetjen e fshehtë të amerikanëve, duan të mbrojnë kurdët për të penguar zgjerimin turk drejt dhe përtej Eufratit.

Turqia është sponsori kryesor i rebelëve xhihadistë. Për tetë vjet Edogan është kthyer në Levantin e vjetër perandorak me objektivin e dyfishtë për të shtypur kurdët e PKK-së dhe për t'u shtrirë përtej kufijve aktualë, drejt lindjes dhe jugut, duke ndjekur gjurmët osmane dhe parimet gjeopolitike të vendosura në Paktin Kombëtar të Ataturkut (1920). Ky objektiv është i mundur vetëm nëse Shtetet e Bashkuara evakuojnë pjesën e tyre të Sirisë. Ndërkaq, të djathtët izraelitë kanë nxjerrë kartën e Izraelit të Madh, ç’ka ka të dhëna për një ribërje të Lindjes së Mesme, duke prishur atë që ndodhi nga Stalini, Ruzvelti e Çurçilli pas Luftës së Dytë Botërore. Po shqiptarët çfarë duan atje? Herën e parë, përveç traumave të tmerrshme familjare, edhe shërbimi sekret shqiptar u konsiderua si një bashkëpunëtor në tolerimin e terrorizmit./Pamfleti

 

siria mercenarë shqiptarë sherbimi sekret turk

Lini një Përgjigje