TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2024, 21:59

“Na kërkoi të fshiheshim në qendrat e votimit’, Baçi akuza të forta ndaj Bashës: I shiti zgjedhjet e 2019-ës!

Shkruar nga Pamfleti
“Na kërkoi të fshiheshim në qendrat e votimit’,
Luan Baçi

Akuza të ashpra ka lëshuar demokrati Luan Baçi ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke thënë se i shiti zgjedhjet lokale të 2019.

Teksa zbuloi se paraprakisht ishte rënë dakord që nuk do të lejohet votimi në asnjë qendër, Baçi tregon se Basha iu kërkoi ditën para zgjedhjeve që të “fshiheshin” dhe të shikonin se kush do të votonte dhe kush jo”.

“Ne kishim dëshirë që Basha të bëhej kryeministër, por më duket se nuk kishte ai. Se po të kishte do të ishte bërë. Për vendimmarrjen e 2019 do bojkotonim zgjedhjet lokale dhe për këtë vendim tha nuk do lejojmë zgjedhje në asnjë qendër.

Dhe na pyeti i merrni përsipër? Po i thamë. Ditën e fundit na thirri ke zyra dhe na tha fshihuni aty dhe shikoni kush do të votojë dhe kush nuk do të votojë se e kemi keq punën. E kemi thënë qindra herë. I shiti zgjedhjet e 2019”, u shpreh deputeti demokrat për “A2 CNN”. 

zgjedhjet e 2019 luan baci

Lini një Përgjigje