
Deputetja socialiste Blerina Gjylameti mori fjalën gjatë diskutimit në seancën e sotme parlamentare, për amendamentet e opozitës dhe propozimet e komisioneve.
Gjylameti iu përgjigj akuzave të opozitës për buxhetin 2025, duke theksuar se ky buxhet mbulon çdo sektor.
Deputetja në një moment ironizoi opozitën për amendamentet e depozituara në Kuvend, ku deri tani janë rrëzuar të gjitha me votat e mazhorancës:
“Si Liza në botën e çudirave...!”, u shpreh mes të tjerash Gjylameti duke bërë krahasimin.
Por e vëmendshme gjatë fjalës, kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, bëri ndërhyrjen e saj, duke i “tërhequr veshin” koleges socialiste.
“Do doja pak më shumë respekt për Lizën...!”, iu drejtua kryeparlamentarja, teksa u kalua edhe në votim me rrëzim të amendamentit të radhës të deputetit Xhelal Mziu dhe kalim të atij të Komisionit.
Lini një Përgjigje