
Mazhorca ka rrëzuar amendamentet e deputetëve te Partisë së Lirisë për ndryshimin e buxhetit;
Deputetët kishin kërkuar fonde shtesë për arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin rural.
Në total ishin 10 amendamente të propozuara nga PL. Por të gjitha u rrëzuan. Ndërkohë nuk munguan as debatet para s t ë bëhej votimi i amendamenteve.
Deputeti socialist Frrok Gjini u ngrit dhe shkoi në foltore, duke e ‘zaptuar’ pa lejen e kryeparlamentares.
Teksa ai kërkonte të fliste, Elisa Spiropali i është drejtuar me një batutë me nëntekst duke kujtuar sjelljen e opozitës.
“Zoti Gjini, për çfarë e kërkoni fjalën? Ju lutem! Apo edhe ju në kuadrin e malësorëve që e marrin fjalën vetë... për çfarë?!”, i tha Spiropali deputetit.
Gjini e mori mandatin vitin e kaluar, menjëherë pasi Benet Beci u zgjodh kryebashkiak i Shkodrës.
Lini një Përgjigje