TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2024, 18:00

Berisha në Kuvend, Tabaku: Rikthimi i lojtarit kryesor!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha në Kuvend, Tabaku: Rikthimi i lojtarit kryesor!
Jorida Tabaku

Deputetja demokrate Jorida Tabaku e ka konsideruar rikthimin e Berishës në Kuvend, një lajm të mirë, pasi prej 11 muajsh kreu i PD ndodhej nën masën e arrestit shtëpiak të vendosur nga GJKKO.

Tabaku tha se Berisha u rikthye në Kuvend pas një beteje që zgjati pothuajse 1 vit, ndërsa e konsideroi kreun demokrat si lojtarin kryesor të ekipit opozitar.

“Sigurisht që është rikthyer pas një beteje që ka zgjatur për rreth 1 vit. Është një lajm i mirë për PD dhe strukturat e saj.
Kishim lojtarin kryesor jashtë fushe, është shpenzuar shumë energji në këtë betejë të drejtë, dhe në kushte të tjera kjo energji do të shpenzohej për kundërshtarin.

Ky rikthim i Berishës përpara zgjedhjeve elektorale është shumë i rëndësishëm, pasi jo vetëm do të gjallërojë strukturat e PD, por sot opozita mund të fokusohet tërësisht në dhënien e një alternative. Berisha është një nga denoncuesit më të fortë dhe besoj se do vazhdojë ta bëjë këtë gjë”, tha Tabaku për “News24”.

lirimi i berishes rikthimi i berishes ne kuvend

Lini një Përgjigje