TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2024, 10:28

Ndërhyrjet në sigurinë kombëtare, ministri Hoxha: Progadandës ruse i janë shtuar edhe portale në gjuhën shqipe

Shkruar nga Pamfleti
Ndërhyrjet në sigurinë kombëtare, ministri Hoxha:
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ditën e sotme tha se Shqipëria e konsideron aftësinë për t’iu përgjigjur sulmeve hibride si një prioritet madhor me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë kombëtare dhe garantimin e sigurisë kombëtare.

Në Komisionin e Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, ministri Hoxha tha se Ministria e Brendshme e ka vlerësuar të domosdoshme marrjen e masave të qëndrueshme për mbrojtjen dhe reagimin efektiv ndaj këtyre kërcënimeve.

‘Vlerësohet se Rusia ka shtuar prezencën dhe ndikimin në rajon duke vonuar e kundërshtuar procesin europian të këtyre vendeve nëpërmjet influencës politike dhe ekonomike”, tha Hoxha.

Ministri Hoxha nënvizoi se “propaganda politike e Moskës nuk vjen direkt nga Moska, por vjen e ripaketuar në të njëjtën mënyrë si të vinte nga andej dhe të shpërndahej ndërmjet satelitëve të saj në rajon. 90% e propagandës ruse bëhet në gjuhën serbe”.

Sa i përket Shqipërisë, Hoxha theksoi se “është më pak e prekur dhe më pak e ndikuar nga kjo fushatë hibride e Rusisë dhe e satelitëve të saj në rajon”.

“Kohët e fundit vlerësohet se infrastrukturës dezinformuse ruse në rajon i janë shtuar portale edhe në gjuhën shqipe. Këto vazhdojnë të kenë një shikueshmëri dhe lexueshmëri të kufizuar dhe një numër të vogël klikimesh”, tha ministri.

Ministri Hoxha tha se “format kryesorë të dezinformimit përfshijnë sulmet kibernetike duke ndërhyrë në baza elektronike të të dhënave qeveritare, manipulimi i mediave sociale për të ndikuar në perceptimet publike dhe për të polarizuar opinionin e ushtruar kryesisht me të ashtuquajtura, lajmet të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale.

Narrativa kulturore duke shfrytëzuar tensionet fetare dhe etnike për qëllime destabilizimi.

Mediat tradicionale audiovizive të cilat përdoren për përhapjen e informacioneve të manipuluara”.

“Ashtu sikur jemi në dijeni në korrik të 2022, Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike të organizuara nga një grup hakerash me origjinë nga Irani.

ministri i brendshëm ervin hoxha

Lini një Përgjigje