
Ata që qahen për pensione e paga të ulta, marrin afro 5 mln lekë të vjetra në muaj duke i futur në xhepin e tyre...
Në seanca plenare shahen dhe çfarë nuk i thonë njëri-tjetrit. Disa dalin dhe bëjnë denoncime të shumta për varfërinë e qytetarëve, mirëpo kur vjen puna te xhepi i tyre, të gjithë mundohen të përfitojnë edhe kacidhen e fundit. Te paratë janë të gjithë njësoj, si PD, PS, PL, PR, etj.
Kuvendi ka publikuar shpenzimet buxhetore që kanë shkuar gjatë muajit tetor për përfitimet e deputetëve, përveç pagave. Ata që qahen për pensione e paga të ulta, marrin afro 5 mln lekë të vjetra në muaj, duke i futur në xhepin e tyre. Secili merr afro 3 mln rrogë, ndërsa një pjesë e madhe marrin deri në 2 mln lekë po të vjetra nga rimbursimet dhe dietat.
Më poshtë po japim databazën që ka hartuar Kuvendi mbi përfitimet e tyre gjatë muajit tetor. Ajo që bie në sy është se në total kanë dalë nga buxheti i shtetit për qejfet e deputetëve plot 22,305,069.
Ata janë në të drejtën e tyre, pasi ligji u jep të drejtën të përfitojnë rimbursim karburanti, telefoni, t'u paguhen dieta, hotele dhe qira banese.
Por skandali nuk është ky. Skandali është se përfitojnë rimbursim karburanti dhe dieta, ata që nuk kanë shkuar një ditë në zonat elektorale.
Deputetët e rretheve kanë shtëpi në Tiranë dhe të gjithë e dinë se rrinë këtu. Ndërkohë këta të Tiranës që kanë dalë deputetë në rrethe, nuk kanë shkuar njëherë. Mirëpo kur vjen muaji, të gjithë marrin nga 40 mijë lekë të reja karburant dhe dieta që shkojnë deri në afro 1.5 mln lekë të vjetra në muaj. Për të mos folur pastaj dhe për hotelet apo dhe përfitimet e qirave, nga disa që kanë apartamente dhe makina, pra qyl. /Pamfleti




Lini një Përgjigje