TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2024, 12:18

Zgjedhjet 2025, Berisha cakton grupin që do të drejtorë strukturat në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet 2025, Berisha cakton grupin që do të drejtorë

Pas heqjes së masës së arrestit shtëpiak, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer menjëherë në seli dhe ka nisur me mbledhjen e strukturave për të përcaktuar aksionin opozitar.

Tashmë jo më me mbledhje online, por me takime në zyrën e tij dhe thirrjen e forumeve të partive, Berisha po drejton sërish forcën më të madhe të opozitës drejt zgjedhjeve të 2025.

Dy ditë më parë ai ka mbledhur kryesinë e PD-së, ku ka miratuar edhe ngritjen e grupit të punës, një listë me 36 persona, që do të përgatisin strukturat në degën e Tiranës.

Drejtimi i është besuar e Belind Këlliçit, dega më e madhe në vend do nisë nga puna për përgatitjen e fushatës.

Në listë janë deputetët Albana Vokshi, Asllan Dogjani, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, ish kryetarët e KQZ-së, Arben Ristani dhe Çlirim Gjata, politikanë demokratë të Tiranës, Ilir Alimehmeti, Ilda Zhulali si dhe djemtë e dy ish ministrave të rëndësishëm të PD-së, Andi Mustafaj, djali i Besnik Mustafajt dhe Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit.

Zgjedhjet 2025, Berisha cakton grupin që do të drejtorë

Lini një Përgjigje