
I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin e “Pamfletit” në YouTube është ish-deputeti Myslim Murrizi. Ai është ndalur te rikthimi i Berishës në Parlament, qasja e re e opozitës, mosbindja civile, buxheti, lirimi dhe prapaskenat, besnikët dhe tradhtarët e Berishës, listat 2025, aksionet e SPAK, mesazhet direkte për Nancy VanHorn.
Murrizi: Të gjithë thonë shqiptarët nuk janë budallenj. Kjo fjalë ka dalë nga të gjithë. E vërtetët është se në mashtrim e sipër, shqiptarët, jo se janë budallenj, kanë qenë të prirur nga budallallëku militantesk, edhe pse ai subjekti ka mashtruar dhe vjedhur. Shqiptarët të votojnë për vete. Të mërziten për hallet e tyre. Të mërziten me politikën për hallet e tyre. Të mos zihen me njëri tjetrin se njëri është me PS e një me PD. Këta këtu shkojnë vaj.
-Ku qëndron problemi?
Se më kujtove këtë pjeshkën e Tatimeve.
-Nuk është faji te votuesi..
Nuk janë pa faj votuesit. Ja po të pyes, ku është faji?
-Po bëj unë avokaten. Kritikën e ke se po konfirmohet disa herë Rama.
Jo e kam edhe për ata që caktohen nga krimi.
-Po ku di ai atje. Ai e sheh djalë të mirë
Katër palë zgjedhje një kokërr mashtruesi që nuk u hap telefonin. Ai nuk e do për dhëndër. Vota nuk është dorashkë, është kamzhik. Është litar dhe ta përdorin si grekët, francezët, anglezët, amerikanët me Qamilen.
Lini një Përgjigje