Avokat Spartak Ngjela ka kërkur nga Kuvendi që të nisë një mocion besimi për Ramën. Sipas tij, nisma e Ballkanit të Hapur ishte dështim total dhe Rama nuk mundet tani vetëm të deklarojë se u tërhoq. Sot kryeministri shpalli fundin e nismës, por për Ngjelën ky projekt do sillte dëme të shumta nëse realizohej totalisht.
Sipas tij, arsyeja se përse ai u tërhoq nuk dihet, megjithatë ai tha se ka qenë presion nga ndërkombëtarët. Sipas tij, Rama duhet të japë sqarime në Parlament.
“Rama është i detyruar të shkojë në Parlament sepse ka bërë akt antishqiptar. Duhet të kërkojë votëbesim në Parlament. Nëse fiton mirë, nëse jo të thyejë qafën. Ishte vetëm ai me Beogradin që e kërkonin këtë dhe historia e Shqipërisë e di mirë situatën me këto dy vende. Presioni do jetë arsyeja e tërheqjes. Pse del ky këtu? Të shkojë të japë sqarime në Parlament. Ky është i detyruar të kërkojë votëbesim sepse do i sillte vendit dëm të jashtëzakonshëm”, tha ai.
Lini një Përgjigje