TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2023, 15:04

A përfundoi Open Balkan? Bujar Osmani për deklaratën e Ramës: Ndikoi situata në Veri dhe rrëmbimi i 3 policëve

Shkruar nga Pamfleti

A përfundoi Open Balkan? Bujar Osmani për deklaratën e

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani mbështeti deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Ballkani i Hapur e ka përfunduar misionin e tij dhe tani fokusi duhet të jetë te Procesi i Berlinit.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se në këtë vendim mund të ketë ndikuar edhe si shkak i ndodhive të fundit në veri të Kosovës dhe rrëmbimi i 3 policëve, teksa shtoi se fokusi i Ballkanit tani duhet të jetë Procesi i Berlinit.

Mendoj që reagimi i kryeministrit të Shqipërisë është si rezultat i ndodhive të fundit, marrja e policëve dhe këtu unë e shoh dhe një rëndësi të këtij procesi për të krijuar ndikim, mundësi komunikimi që të kenë ku të bëjnë dhe ndikimin për lirimin e tyre. Unë mendoj, ju e shihni që ne sot marrim kryesimin e procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Tema bosht e çdo kryesimi tonë, qoftë OSBE-së, qoftë procesit është pajtimi për shkak se mendojmë që kjo është baza mbi të cilën duhet të ndërtojmë çdo politikë të re në rajon. Ne mund të kemi edhe treg të përbashkët rajonal, ne mund të kemi dhe ekonomi të integruar. Pajtimi do i thyejë siç po i thyen tani në këtë moment. Ne duhet fillimisht të ndërtojmë themele e më pas të ndërtojmë shtëpinë e përbashkët të bashkëpunimit", u shpreh Osmani.

osmani deklarata ramës

Lini një Përgjigje