TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2023, 12:43

Pas kritikave nga BE, Rama braktis Ballkanin e Hapur dhe "lë në baltë" Vuçiçin: Të fokusohemi te Procesi i Berlinit

Shkruar nga Pamfleti

Pas kritikave nga BE, Rama braktis Ballkanin e Hapur dhe "lë në

'Ballkani i Hapur' ka përfunduar zyrtarisht pasi e ka mbyllur misionin e tij, kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, lidhur me iniciativën që ai nisi së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Në një intervistë për 'Euronews Albania', ai tha se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit.

Ai shtoi se tani është koha që të merren me procesin e Berlinit, duke zbuluar se së shpejti do organizojë një tur në rajon për t'u takuar me liderët e vendeve.

Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë. Kemi mundësi ta zotërojmë si proces me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermani, nga kancelari Scholz dhe nga gjithë të tjerët dhe në ndërkohë e kuptoni se çfarë do të thotë? Tetori erdhi, korriku hyri, si mundet ne ta mbajmë të bashkuar Bashkimin Europian? Se jo të gjithë aty janë të vëmendshëm, jo të gjithë aty e kanë interesin që kanë këta kryesorët për të na mbështetur ne, për të mbështetur Ballkanin Perëndimor, nëse ne merremi me Oso Kukën”, u shpreh Rama.

BE që në fillim nuk e mbështeti iniciativën ‘Ballkani i Hapur’ dhe prej kohësh ka kërkuar që të ndiqej procesi i Berlinit. Mesa duket presionet dhe kritikat e BE-së ndaj tij, kanë detyruar kryeministrin që të ndryshojë kurs dhe të braktisë iniciativën që dikur e promovonte./Pamfleti 

rama ballkani i hapur

Lini një Përgjigje