Avokati Spartak Ngjela, e ka cilësuar nismën e 'Ballkanit të Hapur' si një dështim. Sot kryeministri Edi Rama shpalli fundin e kësaj nisme, ndonëse deri dje e mbronte me fanatizëm.
Por Ngjela tha se Rama duhet të kërkonte falje e jo të thoshte se “Open Balkan” e mbylli misionin. Sipas tij, nga kjo nismë dëmtohej Shqipëria dhe Kosova.
“Dështim ishte. Nuk mund të realizohej. Që të ekzistonte ‘Ballkani i Hapur” Shqipëria duhet të ishte free zone. “Ballkani i Hapur” nuk na dha asnjë gjë. Rama e kishte bashkë me Vuçiç këtë nismë. Nuk ka prodhim industrial. Ajo që e dërmoi këtë nismë ishte se nuk e pranoi Kurti. Në vend që të thotë më falni se gabova, thotë mbaroi. Për strukturën ekonomike që ka Shqipëria nuk mund të bëhej. Nëse do bëhej Shqipëria do përfundonte në koloni”, theksoi ai.
Më tej sipas Ngjelës, është skandaloze se si Rama e shpalli vëlla Aleksandër Vuçiçin. Sipas tij, ai ka qenë një ndër njerëzit më të afërt të Millosheviçit dhe Rama e cilësonte si “vëlla”
“Rama del e thotë e kam vëlla. Ai ka qenë një nga njerëzit më të ndyrë të Millosheviçit. Ka qenë ministër i tij. Problemi tani është se ndërprerja është pozitive. Gjithsecili ka të drejtë të japë mendimin e tij se pse u bë. Unë duke u nisur nga historia në lidhje me serbët, duke e ditur se ata kanë pretendime territoriale dhe duke e ditur se shkëputja e Kovë si ka dërrmuar, 4 analistë të vjetër kanë thënë: Lufta e Tretë Botërore shpallet për Kosovën”, tha avokati në një intervistë.
Sot Kryeministri Rama shpalli fundin e “Ballkanit të Hapur”. Ai tha se ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit. Ai shtoi se tani është koha që të merren me procesin e Berlinit, duke zbuluar se së shpejti do organizojë një tur në rajon për t'u takuar me liderët e vendeve.
“Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë. Kemi mundësi ta zotërojmë si proces me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermani, nga kancelari Scholz dhe nga gjithë të tjerët dhe në ndërkohë e kuptoni se çfarë do të thotë? Tetori erdhi, korriku hyri, si mundet ne ta mbajmë të bashkuar Bashkimin Europian? Se jo të gjithë aty janë të vëmendshëm, jo të gjithë aty e kanë interesin që kanë këta kryesorët për të na mbështetur ne, për të mbështetur Ballkanin Perëndimor, nëse ne merremi me Oso Kukën”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje