TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2025, 22:44

“Në shtator 2021”/ Kokalari ironi me Berishën: Si e shpëtova bufin që gjeta në rrugë

Shkruar nga Pamfleti

“Në shtator 2021”/ Kokalari ironi me Berishën: Si e

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, nuk ndalet duke ironizuar kreun demokrat, Sali Berisha. Së fundmi Kokalari ka publikuar një video, ku shfaqet një vajzë që shpëton një buf, që e gjen në rrugë.

Kokalari shkruan ‘unë në shtator 2021’, kohë që përkon me atë kur aktivistja erdhi një Shqipëri dhe u shfaq në krah të Sali Berishës, i cili në atë periudhë nisi turin e takimeve që e pagëzoi si ‘Foltorja”. Kokalari e shoqëroi Berishën në ccdo takim, deri në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të PD-së që u mbajt në 11 dhjetor 2021.

Më pas raportet mes Kokalarit dhe Berishës nisën krisjen, ndërsa shkak u bënë disa ndërhyrje në proceset zgjedhore në PD, që sipas aktivistes u manipuluan për të favorizuar disa emra.

Tani Kokalari është pozicionuar si një kundërshtare e ashpër e Berishës duke e cilësuar atë si përgjegjësin kryesor për shkatërrimin e PD-së dhe mbajtjes në pushtet të Edi Ramës.

 

Lini një Përgjigje