TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 19:20

Ndryshimet në qeveri, Basha: Drejtësia të mos ndikohet, Rama nuk i mbulon dot aferat

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në qeveri, Basha: Drejtësia të mos ndikohet, Rama nuk

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar për ndryshimet në qeveri. Sipas tij, të tilla tubime nuk i mbulojnë aferat e qeverisë. Basha ka kërkuar nga drejtësia që të godasë pa asnjë ndikim politik.

Qeveria e damkosur nga SPAK për aferën e inceneratorëve nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake ku bashkë i bën vetëm frika e ndëshkimit prej zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve.

Drejtësia duhet të vijojë punën e saj për hetimin e aferës së inceneratorëve, sterilizimit dhe çdo denoncimi për korrupsionin shtetëror në çdo hallkë. E pandikuar nga presioni qeveritar apo politik i kujtdo qoftë. Kjo është mënyra e vetme për të vënë para drejtësisë abuzuesit me pasuritë e shqiptarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që e kanë lënë Shqipërinë peng të Edi Ramës”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje