TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2026, 21:28

Nallbati përfundoi në Urgjencë pas përplasjes me policinë, reagon Tabaku: Dhuna ndaj deputetit, përtej çdo kufiri demokratik

Shkruar nga Pamfleti

Nallbati përfundoi në Urgjencë pas përplasjes me

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka cilësuar si të papranueshme në një shoqëri demokratike dhunën e ushtruar gjatë protestës së sotme.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Tabaku deklaroi se dhuna ndaj protestuesve paqësorë, gazetarëve dhe deputetit të PD, Bledion Nallbati, ka kaluar çdo kufi të lejueshëm. Ajo theksoi se përdorimi i forcës për të shtypur protestën dhe për të frikësuar qytetarët që ngrihen kundër korrupsionit është tregues i qartë i një regjimi që ka humbur çdo lidhje me parimet demokratike.

“Dhuna e ushtruar sot ndaj protestuesve, ndaj gazetarëve dhe ndaj një deputeti të Kuvendit, kolegut Nallbati, është përtej çdo kufiri të lejuar në një shoqëri demokratike. Dhuna si mjet për të mbytur protestën dhe për të frikësuar qytetarët që ngrihen kundër korrupsionit është shenjë e qartë e një regjimi që ka humbur çdo lidhje me demokracinë.

Goditja e protestuesve paqësorë, pengimi i gazetarëve në kryerjen e detyrës dhe ushtrimi i forcës ndaj një deputeti të zgjedhur janë akte që ndodhin vetëm në autokraci, jo në një vend që pretendon të ecë drejt Bashkimit Europian”, shkruan Tabaku.

nallbati jorida tabaku protesta

Lini një Përgjigje