
Demokrati Azgan Haklaj duke folur rreth tensioneve të krijuara mbrëmjen e djeshme jashtë selisë së PD, ku ndodhej edhe ai, pas mbledhjes maratonë deri në mesnatë.
Në një intervistë për “News 24”, ai mohoi zërat se gjatë tensioneve jashtë selisë së PD-së, disa deputetë u kërcënuan që të mos kalojnë tek Sali Berisha.
Haklaj tha se nuk e kishte dëgjuar askund këtë kërcënim, por shtoi se tensionet i ka shkaktuar shoferi i Gazmend Bardhit, dhe se vetë ai kishte ndërhyrë për të qetësuar gjakrat.
“Unë isha në seli në cilësinë e anëtarit të Kolegjit të kryetarëve, ne ishim jashtë, Kryesia ishte në mbledhje, sepse më parë ishte mbledhja e Kolegjit. Unë në orën 6 isha në një emision dhe më pas zbrita tek anëtarët e tjerë. Më vjen keq që media e ka zmadhuar.
Ka pasur një mbledhje maratonë, një debat konstruktiv, është dramatizuar. S’ka pasur përplasje por një rebelim të deputetëve që janë futur në mbledhje, duke shkelur statutin. Askush nuk i preu rrugën deputetëve, ka ardhur një makinë dhe është përplasur verbalisht me shoferi ne makinës së Klanit…
Ndërkohë më thirri mua, dhashë kontributin tim. Pastaj iku Bardhi, dhe pastaj është kthyer shoferi i tij dhe ai i ka shkaktuar të gjitha përplasjet. Edhe në këtë rast kamë ndërhyrë unë dhe kam qetësuar gjendje.
Një grup ka qenë, dhe shoferi i Bardhit është fut ne seli dhe kur ka dalë është konfliktuar me militantë të PD që në mënyrë të njëanshme ka thënë se është kërcënuar dhe shantazhuar. Asnjë kërcënim deputetësh nuk ka pasur. Dikush ka thënë ‘na morët në qafë’. Më kërkuan që të shkoj dhe të stabilizoj situatën dhe mirë bëra që shkova. Se kam dëgjuar kërcënimin ‘po shkuar te Berisha për kokë të fëmijëve e kemi personale”, tha ai ndër të tjera.
Lini një Përgjigje