TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2023, 15:23

Mbledhja e Kryesisë, Gazment Bardhi tregon prapaskenat si u mor vendimi për zgjedhjet në PD

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e Kryesisë, Gazment Bardhi tregon prapaskenat si u mor vendimi

Kryesia e Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje e cila ka zgjatur më shumë se 9 orë, ku 17 nga 29 anëtarët e saj  kanë vendosur që kryetari i ri të zgjidhet më 29 korrik.

Kjo ka shkaktuar debate të shumta brenda mbledhjes për shkak se një pjesë e anëtarëve, deputetë demokratë, kërkuan që fillimisht të bëheshin zgjedhjet në degë dhe në fund zgjedhja e kryetarit të ri.

Në një prononcim për gazetarët, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tregoi se si u hodh në votim propozimi për zgjedhjen e kryetarit më 29 korrik, dhe përplasjet mes anëtarëve. Ai tha se Roland Bejko dhe Jonila Godole po propozonin versione që bashkonin të dyja qëndrimet.

“Tensioni u krijua nga fakti që nuk pranohej të diskutohej asnjë propozim tjetër veç atij që u votua. Ndërkohë që Jemin Gjana, Roland Bejko dhe Jonila Godole po propozonin versione që bashkonin të dyja qëndrimet. Ne kërkuam që po, duhet të kemi një version të unifikuar, që bën të mundur të dalim me vendim unanim dhe të gjejmë një version që bashkon dy qëndrimet. Bëri një propozim Land Bejko konkret për unifikim dhe sapo filluam të diskutojmë, nuk lejohej të flisnim nga të bërtiturat “votojmë votojmë votojmë vetëm versionin e datës 15 korrik””, tha Bardhi.

gazment bardhi pd kryesi zgedhje

Lini një Përgjigje