TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2023, 13:51

Militantët u dyndën në Kryesinë e PD-së dhe sulmuan deputetët, Berisha: Rrugaçët, veprojnë me skenar të Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Militantët u dyndën në Kryesinë e PD-së dhe sulmuan
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për mbledhjen e tensionuar në kryesinë e PD-së ku deputetët dhe gazetarët u fyen dhe kërcënuan nga një grup militantësh që i prisnin jashtë godinës ku mbahej mbledhja.

Berisha thotë se ky ishte skenar i Ramës.
“Dënoj me forcën më të madhe gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim ku ka pasur deputetë dhe jo deputetë dhe në vend që të falënderohen për sakrificën e tyre, gazetarët janë përballur me sharje, me kërcënime rrugaçësh për fajin e vetëm se po bënin me sakrifica të vërteta detyrën e tyre. Nuk jam që tu sugjeroj cilin lajm do të ndjekin, por ata në asnjë rrethanë as nuk mund të fyheshin, as nuk mund të kërcënoheshin. Ata që mendojnë se do mbyllin problemet duket fyer dhe kërcënuar gazetarët janë gangsterë, rrugaçë. Po kështu dënoj kërcënimet që u janë bërë deputetëve, akte këto të një politike dhune të turpshme që ka në origjinë skenarët e Edi Ramës”, tha Berisha.

Kujtojmë se në mbledhjen e Kryesisë që zgjati deri në orët e para të së mërkurës me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, Kryesia vendosi që gara për kreun e ri të demokratëve të mbahet më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë.

Ky vendim solli tensione në mbledhje, pasi deputetët, që njëherazi janë edhe anëtarë të Kryesisë, nuk kanë pranuar që zgjedhjet të mbahen tani afër.
Disa deputetë e braktisën mbledhjen pasi kërkuan që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohet kryetari i ri.

Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja.
Ndërkohë, kujtojmë se mundësi që Lulzim Basha ta kandidojë sërish për të drejtuar PD-në ka mbetur e hapur edhe pse ai deri më tani nuk ka bërë asgjë zyrtare.

Lini një Përgjigje