TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2023, 12:46

Militantët e tij kërcënuan deputetët në mbledhjen e Kryesisë së PD, reagon Basha: Shenjë reflektimi në parti

Shkruar nga Pamfleti

Militantët e tij kërcënuan deputetët në mbledhjen e

Ish kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas tensioneve mbrëmjen e djeshme në mbledhjen e Kryesisë të drejtuar nga Gazment Bardhi.

Basha shkruan se Fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia e PD debatoi për më shumë se 8 orë është shenjë reflektimi i nisur në parti.

"Fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia e PD debatoi për më shumë se 8 orë për gjetjen e rrugës më të mirë në funksion të riorganizimit të PD, është shenjë e qartë e një reflektimi të thellë që ka nisur brenda familjes tonë politike.

Nuk ka gjë më demokratike se mendimet e ndryshme në një forum politik. Debatet dhe mendimi ndryshe duhen respektuar nga të gjjthë. Vlerat demokratike që na drejtojnë në këtë rrugëtim të vështirë për ne demokratët nuk mund të cënohen nga asnjë individ. Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas.", shkruan Basha.

Mbështetësit e Lulzim Bashës dhe krerët e degëve jo pak herë janë futur mbrëmjen e djeshme në mbledhjen e kryesisë, duke ushtruar presion, madje edhe duke kërcënuar deputetët që mbështetën platformën e Gazmend Bardhit që shihte si emergjente bashkimin e demokratëve dhe nisjen e zgjedhjeve nga baza, duke mos e konsideuar emergjente zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

basha

Lini një Përgjigje