
Dje mbledhja e Kryesisë së PD degjeneroi në tension, dhunë verbale, sharje e kërcënime.
Mbështetësit e Lulzim Bashës dhe krerët e degëve jo pak herë janë futur në mbledhjen e kryesisë, duke ushtruar presion, madje edhe duke kërcënuar deputetët që mbështetën platformën e Bardhit.
Gazmend Bardhit më emergjente tha se është bashkimi i demokratëve dhe nisja e zgjedhjeve nga baza, duke mos e konsideuar emergjente zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.
Dhuna verbale e kërcënimet brenda në mbledhje e detyruan Gazment Bardhin që së bashku me deputetin Dashnor Sula të largoheshin duke e lënë në mes drejtimin e kryesisë.
Ndërsa Jorida Tabaku e zhgënjyer nga kërcënimet dhe gjuha aspak etike e përbashkuese në mbledhje hoqi përfundimisht dorë nga pozicioni i nënkryetares së Partisë Demokratike.
Por saga e kërcënimeve nuk u mbyll me kaq. Krerët e degëve dhe mbështetës të Bashës s’i kursyen deputetët që refuzonin zgjedhjen e kryetarit të partisë pa u bërë më parë bashkimi i demokratëve në bazë.
Por mbledhja e kryesisë vijoi me rrjedhjet në radhët e demokratëve, pas Jorida Tabakut dorëheqjen nga sekretar organizativ e ka dhënë edhe Flamur Hoxha.
Për dhunën verbale, presionin dhe shtanazhin kundër deputetëve të Partisë Demokratike reagoi përmes një deklarate edhe kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi. Ai e cilësoi sjellje prej grupimi militar që tha se “hedh në erë bashkëjetesën brenda Partisë Demokratike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek kjo forcë politike”.
Në mbledhjen e Kryesisë që zgjati afro 10 orë e që përfundoi në orët e para të mëngjesit, Kryesia vendosi që në 29 Korrik të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Vendimi u mor me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime.
Lini një Përgjigje