Arrestimi nga SPAK i Vangjush Dakos ka sjellë reagime të shumta në politikën shqiptare dhe jo vetëm. Dako përveç abuzimeve në kohën që ishte kryebashkiak i Durrësit, është akuzuar edhe për lidhjet e tij me figurat e njohura të krimit. Ben Blushi është shprehur vite më parë se Dako ka bërë sekserin për Lulzim Berishën.
Në një fjalim në Kuvend në vitin 2016, asokohe deputet, Ben Blushi ka akuzuar qeverinë dhe sistemin e drejtësisë në lidhje me vendimin e dhënë për lirimin nga burgu të Lulzim Berishës.
Nga foltorja, Blushi shprehej se me anë të një vendimi të ‘fytyrës së Rilindjes’, kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, u la i lirë një person që ka vrarë 5 veta. Ai pohoi ndër të tjera se nuk beson se do të hy në fuqi ligji i Vettingut.
“Dua të marr rastin që ndodhi në Durrës. U lirua një person që ka vrarë 5 vetë. Pse u lirua ai? U lirua se një kryetar bashkie, fytyra e vërtetë e Rilindjes, i dha një vlerësim pozitiv dhe bëri sekserin, mes gjykatësit dhe vrasësit. Është politika mbas vendimeve të gjyqësorit. Si ka mundësi që një shumicë si rilindja e ka të përsëritur këtë gjë? Rasti i Kavajës, i Durrësit. Për mos të folur shumë për këta deputet këtu. Kush ndërhyn tek gjykatat në Shqipëri? Çfarë ndodhi në Durrës? Kë do marrin në punë? Njërin që është vrasës? E ta çojnë të pastrojë bulevardin e Durrësit.”, shprehej Blushi.
Lini një Përgjigje