TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2023, 09:55

Taulant Balla thirret në SPAK     

Shkruar nga Pamfleti
Taulant Balla thirret në SPAK     
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme. Balla mbërriti në dyert e SPAK rreth orës 10:00.

Balla është thirrur si person që ka dijeni për aferën e familjes Berisha në klubin Partizani. 

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme dhe po e heton për pastrim parash.  Më herët, ka qenë në SPAK  ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. 

Ai është thirrur si person qe ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e kompleksit ‘Partizani’ dhe për rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, kohë kur u privatizua edhe ish-kompleksi 'Partizani', e ndërsa pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani. 

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, m’u në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa që është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, por është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.  Klubi sportiv "Partizani" ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë 17 kulla në Rrugën "Frosina Plaku", tek ish Fusha e Aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, që në fund u pagua vetëm 14.000 euro

taulant balla spak     

Lini një Përgjigje