
Deputetët Oriela Nebiaj dhe Flamur Hoxha kanë dhënë dorëheqjen nga kryesia e Partisë Demokratike pas mbledhjes që u zhvillua mbrëmjen e djeshme.
Kryesia e Partisë Demokratike zhvilloi dje një mbledhje për të diskutuar rreth mënyrës se si do të drejtohej partia dhe për datën e caktimit të zgjedhjes së kryetarit të ri të saj.
Mbledhja u shoqërua me debate dhe tensione të shumta.
Disa deputetë u larguan duke e konsideruar vendim të njëanshëm përcaktimin e një date për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.
Kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023. Vendimi u miratua me 17 vota pro, Jonila Godole dhe Flamur Hoxha votuan kundër ndërsa, Jorida Tabaku, Juela Hamati dhe Oriela Nebiaj abstenuan.
Ju rikujtomë se edhe Jorida Tabaku, pasi refuzoi të merrte drejtimin e komanduar të Partisë Demokratike, ka dhënë dorëheqjen edhe si nënkryetare e partisë. Ky vendim i saj erdhi pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, e cila u zhvillua mes debateve të ashpra dhe tensioneve, ku një pjesë e deputetëve përfshirë Gazment Bardhin u larguan nga mbledhja.
Por pavarësisht tensioneve, mbledhja e djeshme e kryesisë së PD vendosi të hapë garën për kryetar të kësaj force politike duke caktuar 29 korrikun si datën e zgjedhjes së kryetarit.
Lini një Përgjigje