TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2023, 13:32

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Spartak Ngjela: Çështja është e ndërlikuar!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Spartak Ngjela: Çështja
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Ngjela në fjalën e tij është shprehur se çështja e arrestimit të Dakos është e ndërlikuar, pasi sipas tij duhet të shqyrtohet me detaje nëse vërtet firma që ai ka vënë është përgjegjësi e tij apo e teknikëve.

Goditja nuk është ende në nivele të larta për korrupsion apo shpërdorime, sa i përket arrestimit të ish kryetarit të bashkisë së Durrësit, çështja nuk është aq e lehtë, pasi nuk e dimë ku është shkelja inxhinierike apo administrative, pasi kryetari i bashkisë nuk mund të japë leje për ndërtimin e 3-4 kateve, nëse nuk ka dokumentin teknik nga inxhinierë profesionistë dhe nuk e dimë sesi do të dalë në gjyq. Nuk kam prova në dorë, por nëse do të bie një ndërtesë dhe kryetari i bashkisë nuk i ka përfillur argumentet teknik atëherë është fajtore në të kundërt ai nuk ka faj. Por ka dhe ndonjë moment tjetër ku nga një element X është përdorur me pak lëndë, por duhet që të presim përfundimin e akuzës për të pasur një panoramë të qartë”, ka thënë Ngjela.

spartak ngjela

Lini një Përgjigje