Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka reaguar për arrestimin e Vangjush Dakos pas daljes së tij nga SPAK. Ai i qëndron komentit të kryeministrit.
“Rama ishte i qartë në këtë aspekt. Dua t'i kërkoj drejtësisë së re që dhe këto çështje që unë vij shpesh këtu një ditë të mbyllen dhe të gjithë personat që kemi kallëzuar të vihen para drejtësisë.”- tha Balla.
Rama tha se janë krenarë që për herë të parë në historinë e Shqipërisë ndodh që po goditen njerëz të lidhur me pushtetin.
Mbrëmja e 6 qershorit duke u gdhirë 7 qershori, ishte nata e parë në qeli, për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar me urdhër të SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy raste. Mësohet se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ai është larguar nga ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës ku ishte vendosur prej pasdites së djeshme kur u arrestua, për tu vendosur te Blloku i Sigurisë në rrugën "Mine Peza" në pritje për të dalë për masë sigurie në Gjykatë.
Ndërkohë mësohet se deri tani janë ekzekutuar 5 nga 10 urdhra arrestet e nxjerra nga prokurori dhe Sotir Kllapit dhe firmosur paraditen e 6 qershorit 2023, nga gjyqtari i GJKKO-së Erion Bani. Në orët e vona të mbrëmjes është vetëdorëzuar edhe një grua.
Ndaj Vangjush Dakos, 4 ish zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, dhe ish Drejtorin Adhurim Qehajaj, pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farruku, është firmosur masa e sigurisë "arrest me burg", ndërsa për tre nëpunëse gra është vendosur masa e ‘arrest shtëpie’.
Lini një Përgjigje