TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2023, 14:24

"Si nuk të vjen turp ty moj?!", zbardhet debati çfarë ndodhi dje në Kryesinë e PD mes Korreshit dhe Açkës

Shkruar nga Pamfleti

"Si nuk të vjen turp ty moj?!", zbardhet debati çfarë

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me debate dhe përplasje të shumta ditën e djeshme.

Teksa një grup deputetësh do largoheshin nga mbledhja, pasi nuk po dëgjoheshin, deputetja Flutura Açka i ka quajtur ata palaço. Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Saimir Korreshit, i cili e ka pyetur se si nuk i vjen turp.

"Ja u çuan dhe ikën këta palaçot.", ka thënë Açka, ndërsa Korreshi i është përgjigjur: "Po si flet kështu, si nuk të vjen turp ty moj?".

Pas 10 orësh mbledhje, Kryesia e Partisë Demokratike doli me vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kreun partisë më 29 korrik në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë.

Ky vendim solli tensione në mbledhje, pasi deputetët, që njëherazi janë edhe anëtarë të Kryesisë, nuk kanë pranuar që zgjedhjet të mbahen tani afër.
Disa deputetë e braktisën mbledhjen pasi kërkuan që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohet kryetari i ri.

Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja.
Ndërkohë, kujtojmë se mundësi që Lulzim Basha ta kandidojë sërish për të drejtuar PD-në ka mbetur e hapur edhe pse ai deri më tani nuk ka bërë asgjë zyrtare.

kryesia e pd debatet

Lini një Përgjigje