TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2023, 19:02

Militantët e braktisën gjatë fjalimit, Kokalari tallet me Berishën: Më kontakto të të jap këshilla si fitohet besimi i publikut

Shkruar nga Pamfleti

Militantët e braktisën gjatë fjalimit, Kokalari tallet me

Aktivistja Evi Kokalari ka sulmuar ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha për aktivitetin e çeljes së fushatës. Berisha e Meta ishin munduar të mbushnin stadiumin me sa më shumë njerëz, por e gjitha ju shkoi kot, pasi kur ata morën fjalën, njerëzit kishin ikur.

Në shumë video në internet duket qartë se Berisha fliste para një stadiumi bosh dhe Kokalari e ka ironizuar në rrjetet sociale.

I dashur z. Sali Berisha, nuk jam e sigurt cili qe momenti që demokratët braktisën ceremoninë e hapjes së fushatës dhe pse, por është fatkeqësi që braktisën fjalimit tuaj, sepse në të, i kishe përforcuar notat e konservatorizmi. Po nejse, kur t'i marrësh ndryshimet në PD dhe në politikën opozitare seriozisht dhe vetëm në interes të sovranit, më kontakto, dhe do të të tregoj në detaje si fitohet mbështetja e shqiptarëve dhe sidomos elektoratit gri, inteligjencën e të cilëve, ju të gjithë vazhdoni dhe e nënvleresoni. Me shumë dashuri, Evi”, shkruan ajo në rrjet sociale.

kokalari berisha fushata

Lini një Përgjigje