TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2023, 18:47

Idrizi çel fushatën dhe sulmon berishistët: Nuk na mbështetën kurrë, tani na godasin në rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti

Idrizi çel fushatën dhe sulmon berishistët: Nuk na

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka çelur fushatën zgjedhore nga Saranda. Në këto zgjedhje ai do të jetë i vetëm dhe për këtë arsye nuk ka kursyer sulmet si për PD ashtu dhe për PS. Javët e fundit ai ka pasur përplasje me berishistë dhe sot lëshoi valë thumbash ndaj tyre. Ishte Edmond Spaho ai i cili ju tregoi gishtin e mesit në rrjetet sociale dhe Idrizi i është kthyer.

Çfarë keni bërë për Çamërinë? Edhe ata që nuk na mbështetën kurrë, prap na godasin prapa wall-eve të rrjeteve sociale. Prap PDIU-së që doli e vetme i kërkojnë llogari të majtët e të djathtët se ku jemi por prap kam edhe një thirrje dhe dua t’iu drejtohem të gjithë atyre që PDIU i bëri drejtora, zv.ministra, shefa e deputetë që janë në listat e partive politike, ku ishit deri dje? Besoj se ia keni borxh Çamërisë që iu bëri të njohur.

Ne nuk kemi as tokë, as det për të falur. Na mjafton dhimbja e Çamërisë dhe e drejta për t’iu kthyer asaj. Çfarë është shqiptare do të mbetet e tillë. Kjo është e vetmja kredo e PDIU-së.

Sot debati bëhet do hipim në autobus me lekë apo pa lekë. Në vend që të bëjmë debat për Shqipërinë që prodhon, punon dhe importon 1.5 miliardë vetëm ushqime, fruta e zarzavate, lini debatin shterpë për autobusin me apo pa lekë, por të bëjmë debat për Shqipërinë që prodhon. Sot kërkojmë bekimin që të vijojmë të punojmë për atdhe e komb”, tha Idrizi.

idrizi sarande fushate

Lini një Përgjigje