TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2024, 07:47

Meta në krah të Berishës: Pas Konventës do shkoj me mijëra anëtarë poshtë ballkonit

Shkruar nga Pamfleti

Meta në krah të Berishës: Pas Konventës do shkoj me

Ilir Meta ka sqaruar raportet e tij me Sali Berishën pasi nuk është parë asnjëherë të marrë pjesë në tubimet poshtë ballkonit të tij.

Meta tha se demokracia në vend ka nevojë për Berishën. Gjithashtu ai paralajmëroi se të shtunën do të jetë pjesëmarrës në tubim.

“Mendoj se demokracia në Shqipëri ka nevojë për rolin e zotit Berisha. Nëse politikanë e rinj për të cilët kemi investuar do ishin rritur të kishin qenë të përgjegjshëm, ne na ka ndodhur një fatkeqësi që janë përkëdhelur. Janë kthyer në sufllaqexhi dhe e kanë braktisur funksionin e opozitës.

Çdo ditë ka qenë poshtë zotit Berisha avokati jonë sulmues zoti Gjokutaj. Të shtunën në mbrëmje unë do të jem atje, pas Konventës, me mijëra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë”, tha Meta në Report TV.

ilir meta

Lini një Përgjigje