TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2024, 22:46

Rama harron “Rain”, i jep këshilla homologut Sanchez si të përballojë akuzat për korrupsion; e kujton Spanjën si Shqipëria!

Shkruar nga Pamfleti

Rama harron “Rain”, i jep këshilla homologut Sanchez si të

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez pas akuzave të ngritura ndaj bashkëshortes së tij për përfshirje në korrupsion, deklaroi se po shqyrton mundësinë që të japë dorëheqjen.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministrit Edi Rama i cili tashmë i mësuar me justifikimin e rasteve e të korrupsionit në qeverinë e tij, duket se është munduar që t’i japë disa nga këshillat e tij kryeministrit Spanjoll.

Në 3 mandatet e tij qeverisëse, Ramës i ka përfunduar pothuajse gjysma e kabinetit të ministrave nën hetim ose pas hekurave për korrupsion dhe as nuk e ka çuar në mendje dorëheqjen. Duke e menduar Spanjën si Shqipëria, Rama ka nisur që ekspertizën e tij për kalimin e këtyre krizave, ka nisur t’ua japë dhe miqve të tij anë e mbanë Europës.

Përmes një postimi në rrjetin social X, kreu i qeverisë i bën thirrje Sanchezit të mos dorëzohet. Ndryshe nga çfarë bënë në Shqipëri, ku thotë se nuk merret me punët e drejtësisë, Rama nuk ngurroi t’i quante shpifje dhe gënjeshtra akuzat ndaj bashkëshortes së Sanchez, ende pa folur drejtësia spanjolle.

Ju keni të gjithë mbështetjen tonë në këto kohë ku më shumë se kurrë nevojitet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike”, tha Rama.

Mesa shumë mundësi edhe në këtë rast, Rama mund të përfundoni si me McGonigalin të cilin e quante mik dhe pasi u shpall fajtor nga drejtësia amerikane, nisi ta mohonte si të tillë.

Postimi i plotë i Ramës:

I dashur Pedro Sanchez! Është privilegj të kem miqësinë tuaj dhe mundësinë për të punuar me ju në këto kohë të trazuara për vlerat dhe parimet në të cilat besojmë dhe luftojmë. Të kesh ty si udhëheqës të lëvizjes sonë socialiste do të thotë të udhëhiqemi në përpjekjet tona nga një njeri me mençuri dhe integritet të pamohueshëm. Ju keni të gjithë mbështetjen tonë në këto kohë ku më shumë se kurrë nevojitet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike. Është nder të qëndroj pranë jush.

Arritja juaj e presidencës së qeverisë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe legjitime, dhe falë politikës së ndershmërisë, solidaritetit dhe vullnetit të pamëshirshëm për dialog që keni dhënë për kombin tuaj, është një arsye bindëse për të vazhduar luftën. Për Spanjën, për Evropën dhe për të gjithë ne. Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, mos dysho kurrë se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur./Pamfleti

Lini një Përgjigje